Qualcomm dhe Samsung po bashkëpunojnë në teknologjinë e procesit 10nm për proçesorin më të fundit për celularë Snapdragon 835 - Business Magazine Albania

Qualcomm dhe Samsung po bashkëpunojnë në teknologjinë e procesit 10nm për proçesorin më të fundit për celularë Snapdragon 835


Vendimi për të përdorur procesin e prerjes të Samsung në procesorët e gjeneratës së ardhshme premium thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Qualcomm Technologies për të qenë lider i teknologjisë në platforma të lëvizshme.

“Ne jemi të lumtur të vijojmë punën së bashku me Samsung në zhvillimin e produkteve që kryesojnë industrinë e celularëve,” tha Keith Kressin, zëvendës-president i lartë i menaxhimit të produktit në Qualcomm Technologies. Inc. “Duke përdorur këtë nyje të re në procesin 10nm, pritet që të lejohet procesori ynë Snapdragon 835 i nivelit premium që të ofrojë efikasitet më të madh të energjisë dhe të rrisë performancën duke na lejuar edhe ne të shtojmë aftësi të reja të cilat mund të përmirësojnë përvojën e përdoruesve të pajisjeve celularë të së nesërmes.”

Në Tetor, Samsung deklaroi se ata janë të parët në industri që kanë hyrë në prodhimin në masë të teknologjisë 10nm FinFET. Në krahasim me paraardhësit e tij FinFET 14nm, teknologjia e Samsung 10nm lejon një rritje deri në 30% në zonën e efiçencës duke patur 27% performancë më të lartë ose deri në 40% konsumim më të ulët të energjisë. Duke përdorur 10nm FinFET, procesori Snapdragon 835 do të ofrojë një gjurmë më të vogël çipi, duke i dhënë OEMs më shumë hapësirë të përdorshme brenda produkteve të ardhshme, për të mbështetur bateri të mëdha ose dizajne më të holla. Përmirësimi i procesit, i kombinuar me një dizajn më të avancuar të çipit, pritet të sjellë përmirësime të rëndësishme në jetën e baterisë.

“Ne jemi të kënaqur që kemi mundësinë për të punuar ngushtë me Qualcomm Technologies në prodhimin e Snapdragon 835 duke përdorur teknologjinë tonë 10nm FinFET”, tha Jong Shik Yoon, zëvendës presidenti ekzekutiv i Grupit të Biznesit në Samsung Electronics. “Ky bashkëpunim është një arritje e rëndësishme për biznesin tonë sepse ajo nënkupton besimin në teknologjinë udhëheqëse të çipëve të Samsung.”

Snapdragon 835 është aktualisht në prodhim dhe pritet të shpërndahet në pajisjet komerciale në gjysmën e parë të vitit 2017. Snapdragon 835 ndjek procesorin Snapdragon 820/21, i cili ka mbi 200 dizajne në zhvillim.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0