Albania Bikers” ka mbledhur në qytetin e Shijakut mbi 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës.
Eventi u organizua nga shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak. Itinerari i motoçiklistëve nisi nga qendra e qytetit të Shijakut, kaloi në zonën e Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më pas u kthye në Shijak. Ky është treti vit radhazi që ky event organizohet, me Bashkinë e Shijakut si pritëse që i ka hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë është pritur në Shqipëri në këtë qytet.
Aktiviteti vazhdoi me një koncert Rock n’ Roll me këngëtarë të ftuar si Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara. Ata u bashkuan me motoçiklistët për një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.