Qeveria prezanton paketën e dytë të mbështetjes. Paga minimale rritet në 34 mijë lekë - Business Magazine Albania

Qeveria prezanton paketën e dytë të mbështetjes. Paga minimale rritet në 34 mijë lekë

Paga minimale

Qeveria shqiptare ka prezantuar paketën e rezistencës si kundërpërgjigje ndaj krizës ekonomike. Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Financave parashtruan vendimet e qeverisë për një paketë të dytë antikrizë.

Paketa është afatmesme dhe ka parasysh natyrën e paparashikueshme të krizës, sipas kryeministrit:

Ja disa nga vendimet e komunikuara këtë të enjte nga kryeministri Rama:

Pensionet, riindeksohen për herë të dytë këtë vit, pas indeksimit në muajin prill. Indeksimi aktual është vendosur 6%, për të shkuar në 9.5% si indeksim tërësor këtë vit.

Kryeministri tha, “ kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”.

Vijohet me programin e rritjes së pagave për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm. “Pasi kemi rritur pagat për infermierët, ushtaraktët, mësuesit dhe mjekët, do vazhdojmë të rrisim pagat për administratën, po ashtu edhe për policinë e shteti dhe burgjeve, kategori këto që kishën kohë që nuk merrrnin rritje”.

Lexo: FMB dhe BB: nevojitet koordinim mes politikës fiskale dhe monetare për të frenuar pasojat e luftës në Ukrainë

Edhe për pagën minimale ka një rritje të dytë këtë vit që shkon në 34 mijë lekë, nga 32 mijë lekë që u vendos në gjysmën e parë të vitit.

Mbeten në fuqi ndërkohë edhe tre pikat e paketës së mëparshme:  mbështetja e naftës për fermerët, për peshkatarët dhe mbështetja për të mos rritur biletën e transportit publik.

Rama theksoi se çmimi i energjisë nuk do të preket, një vendim politik ky sipas tij. “Duhet t’i mbrojmë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit të energjisë”, theksoi Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0