Qeveria mbyll kontratën me "Crown Agents"

Qeveria mbyll kontratën me “Crown Agents”


Kontrata dyvjeçare mes qeverisë dhe kompanisë konsulente “Crown Agents” ka mbërritur zyrtarisht në fund. Edhe pse e ka cilësuar si një bashkëpunim të suksesshëm, Ministria e Financave nuk e ka rinovuar edhe një tjetër vit kontratën me kompaninë britanike, një mundësi kjo që ishte parashikuar që në momentin e nënshkrimit, por ka vendosur t’i japë fund asaj.

Sipas ministrisë, kontrata me “Crown Agents” konsistonte në disa objektiva, si rritja e integritetit të Administratës Doganore, përmirësimi i administrimit, si dhe rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Ministria vlerëson se, pas dy vitesh bashkëpunimi është arritur përmirësim në kontrollet doganore, identifikimin e shkeljeve, menaxhimin e riskut dhe rritjen e integritetit profesional në institucionin e doganave.

Sipas saj, nga puna e përbashkët me “Crown Agents” është bërë e mundur të realizohen 17 mijë inspektime, ku janë gjetur mbi 4.500 shkelje. Ministria thotë se, kompania britanike ka ndihmuar në parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit, duke dhënë asistencë dhe mbështetje në hartimin e Kodit të Etikës. Ndërsa në lidhje me të ardhurat, rezultatet e të cilave kanë qenë poshtë pritshmërive, Ministria e Financave i sheh faktorët si të jashtëm.

Faktorët, që kanë ndikuar në të ardhura jo të larta, janë analizuar dhe po analizohen në vijimësi nga autoritetet doganore. Ajo që ka kuptim të thuhet sot është se, konsulenca e “Crown Agents” ka qenë një vlerë e shtuar për shërbimin doganor shqiptar.

Sipas ministrisë, pas bashkëpunimit dyvjeçar me këtë shoqëri, Administrata Doganore ka përvetësuar eksperiencë të gjerë dhe standarde të larta, të cilat do i përdorë gjatë viteve në vijim.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0