Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi në një deklaratë për media vendimin e ri të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19.
Mosrespektimi i këtyre masave do të dënohet me gjobë 3 milionë lekë dhe me pezullim aktiviteti për një periudhë 1 vjeçare. Akti Normativ ndalon gjithashtu muzikën në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji pas orës 20:00.
Mosrespektimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë 1 milion lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim të aktivitetit për një periudhë 6 mujore. Nga ky vendim janë përjashtuar vetëm restorantet.
Lexoni: Ambasada gjermane pezullon shërbimin për vizat
Klubet e natës dhe diskot në bregdetin e jugut kanë grumbulluar shumë të rinj gjatë fundjavës, pavarësisht se ato ndaloheshin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.