Qeveria masa shtrënguese për aksesin e fëmijëve në internet

Qeveria masa shtrënguese për aksesin e fëmijëve në internet


Me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qeveria ka ndërmarrë disa masa shtrënguese për aksesin e fëmijëve në internet. me një vendim, qeveria ndalon hyrjen në internet të fëmijëve nën moshën 14 vjeç, pa miratimin e prindit.

Qëllimi kryesor i këtij ligji, është mbrojtja e fëmijëve ndaj përmbajtjeve të paligjshme apo të dëmshme në internet. Ligji parashikon që në subjektet tregtare, që ofrojnë shërbimin e internetit për të tretë ose lojëra online, të ndalohet shikimi nga fëmijët nën moshën 14 vjeç. Lejimimi tyre do të bëhet vetëm në rastet kur fëmija është i shoqëruar nga njëri prind, ose nga kujdestarët.

Kujdestari i fëmijës apo i afërmi që shoqëron fëmijën, nënshkruan formularin tip para se t’u ofrohet shërbimi.

Lexo: Ja si po ndikon interneti në jetën tonë

Në rast se nuk nënshkruhet ky formular, fëmijës nuk i ofrohet shërbimi i internetit, ose i lojërave online. Kjo normë duhet të afishohet në mënyrë të dukshme në hyrje të sipërmarrjes që ofron shërbimin e internetit ose lojëra online.

Gjithashtu, do të kontrollohen mjediset e institucionit arsimor parauniversitar, publik ose privat, për të verifikuar nëse një fëmijë është duke aksesuar përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për moshën e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0