Qeveria i kërkon 71 milionë dollarë Bankës Botërore për turizmin shqiptar - Business Magazine Albania

Qeveria i kërkon 71 milionë dollarë Bankës Botërore për turizmin shqiptar


Qeveria ka kërkuar 71 milionë dollarë për një projekt, i cili ka në fokus zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Në dokumentin e paraqitur për miratim para Bankës Botërore dhe që Bordi pritet ta kalojë në 15 nëntor të këtij viti, renditen arsyet se pse Shqipëria nuk po shkëlqen në turizëm.

Konstatimet në fakt nuk përbëjnë ndonjë çudi. “Ka disa pengesa që janë duke frenuar Jugun e Shqipërisë që të realizojë potencialin e plotë ekonomik.

Së pari është infrastruktura kryesore urbane e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e banorëve e aq më pak të kërkesës në rritje si efekt i turizmit. Asetet ekzistuese janë përkeqësuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe mungesës së kapaciteteve të bashkive të reja të krijuara, për të dhënë shërbime mbështetëse në mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në dokument.

Po kështu, theksohet se, përkundër bazës së gjerë të aseteve në dispozicion, aktivitetet e turizmit përqëndrohen në periudha të shkurtra kohe, nuk janë të diversifikuara në mënyrë të mjaftueshme dhe dominohen nga tregjet rajonale me volum të lartë dhe vlerë të ulët. Arsyeja e tretë, sipas dokumentit, lidhet me faktin që aktivitetet e turizmit, si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, nuk mbështeten apo menaxhohen në mënyrë të koordinuar.

Po ku do të shkojnë paratë që janë kërkuar nga Banka Botërore?

Janë katër komponentët që do të jenë në fokus. Së pari, përmirësimi i infastrukturës ekzistuese, por edhe përshtatja sipas kërkesave të reja. Përmirësimi i siteve turistike që do të fokusohet në ndërtimin e rrugëve të aksesit, planeve të menaxhimit studimet e fizibilitetit. Komponenti i tretë lidhet me zhvillimin e produkteve dhe tregjeve turistike dhe i katërti me mbështetjen për zbatimin. Një projekt i tillë me fokus sitet turistike vjen në një kohë, kur qeveria ka lakuar edhe dhënien me qira të tyre.

/ACP.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0