Në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, qeveria hungareze ka lancuar nismën “country limit”. Nëpërmjet kësaj nisme qeveria hungareze ofron shumën 184.6 milionë euro në forme kredie ose huaje për kompani, ente shtetërore dhe SME nga Shqipëria ose subjekte hungareze që punojnë me Shqipërinë.
Kreditimi apo huadhënia do të bëhet nëpërmjet EXIM Bank, e cila mund të financojë deri në 85 % të shumës, ndërkohë qe pjesën e mbetur te shumes duhet ta mbuloje subjekti qe përfiton kredinë. Kreditimi ose huadhënia mund të jetë afatshkurtër (30 ditë deri në 2 vjet) dhe afatgjatë (2 deri në 10 vjet).
Subjektet e interesuara për të përfituar nga kjo nismë, mund të kontaktojnë në lidhje me detajet, formularët dhe çdo sqarim tjetër, Znj.Martina Kasnyik, Atashe tregtar pranë Ambasadës hungareze në Tiranë, në kontaktetE-mail: martina.kasnyik@mfa.gov.hu; Tel.: +355 4 2232238; Mob.: + 355 68 804 5215.
Burimi: aida.gov.al