Qeveria heq taksat për biznesin e vogël nga viti 2021

Qeveria heq taksat për biznesin e vogël nga viti 2021

taksa

Që prej 1 janarit 2021, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.

Zëvendësministrja e financave Vasilika Vjero njoftoi se ka kjo nismë do të përfitojnë 12 mijë biznese të vogla. Qeveria, gjithashtu, ka vendosur heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë,ose rreth 120 mijë euro.

Lexoni: Maksimizimi i shitjeve: Një pamje e parimeve dhe praktikës së saj

Këto dy lehtësime do të jenë të përkohshme, deri në vitin 2029 dhe kanë si qëllim ndihmesën e biznesit të vogël pas dy goditjeve, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19. Ndryshimet e nevojshme për këto lehtësira u miratuan të mërkurën në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0