Qeveria fal gjobat për mosdeklarimin e pronarëve dhe miraton ligj për të mbështetur ndërmarrjet e mesme dhe të vogla - Business Magazine Albania

Qeveria fal gjobat për mosdeklarimin e pronarëve dhe miraton ligj për të mbështetur ndërmarrjet e mesme dhe të vogla

Konfindustria

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy ligje që lidhen me regjistrin e pronarëve përfitues dhe ndërmarrjet e vogla të mesme.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se është marrë vendimi për shtyrjen deri më 1 prill 2022, ndërkohë të gjitha gjobat do të anulohen.

“Sot kaluam disa ligje të rëndësishme. Bëhet fjalë për ligjin për SME-t, për kategorizimin e sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Të gjitha këto ndërmarrje janë të mirërregulluara me bazë ligjore, janë përcaktuar kategoritë e tyre dhe gjithashtu përfitimet që do të kenë në të ardhmen nga buxheti i shtetit, për mbështetjen e tyre financiare por edhe për mbështetjen organizative në kuadër të gjitha trajnimeve që ne ofrojmë.

Ne mendojmë që me miratimin e këtij ligji do t’i hapet rrugë zhvillimit të mëtejshëm të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të cilat presim që në periudhën afatmesme të rriten me 10 për qind. Nga ana tjetër sot miratuam një ndryshim për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, afati shtyhet deri në 1 prill 2022, të gjitha gjobat do të anulohen dhe të gjitha ato që janë paguar do të rimbursohen”, tha ministrja.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot dy vendime që lidhen me paketën e solidaritetit të fundvitit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se 66 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe rreth 72 mijë që përfitojnë nga skema e aftësisë së kufizuar do të përfitojnë një bonus në festat e fundvitit.

“Fondi që qeveria vë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit është rreth 4 milionë dollarë, pa përfshirë këtu kategorinë e pensionistëve. Pra, një bonus prej 3 mijë lekësh për secilin individ”.

Ndërkohë nga kjo paketë e fundvitit do të përfitojnë edhe 668 mijë pensionistë.

“Të dy projektvendimet arrijnë një vlerë prej 3.5 miliardë lekësh për pensionistët dhe 400 milionë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe përfituesit e skemës së aftësisë së kufizuar. Pra janë afërsisht 40 milionë dollarë që alokohen për shpërblimet e funditvitit për të gjitha kategoritë përfituese”, deklaroi Ibrahimaj.

Rindërtimi

Ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj deklaroi se janë akorduar rreth 3.2 miliardë lekë për rindërtimin.

“Sot janë akorduar likuiditete qoftë Bashkisë së Tiranës qoftë FSHZH, po ashtu edhe disa bashkive të tjera, siç është ajo e Kamzës, rreth 3.2 miliardë lekë që bën të mundur me shpejtësi programin  e rindërtimit për të kapur ato objektiv që kemi pasur. Buxheti me ndryshimet ka shkuar në 35 miliardë lekë””.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0