Qeveria do të shpallë thirrjen për tender të Spitallës - Business Magazine Albania

Qeveria do të shpallë thirrjen për tender të Spitallës


Qeveria do të hapë sërish garën për ndërtimin e zonës ekonomike të Spitallës. Pasi dështoi herën e shkuar, Ministria e Ekonomisë do të rishpallё brenda muajit të ardhshëm thirrjen e dytë për tenderin e Spitallës.

“Tashmë e riformatuar në një sipërfaqe më të vogël, prej rreth 100 ha, ç’ka do ta bënte më të shpejtë investimin dhe vënien në operim të zonës”, shprehet Ervin Mete, zëvendësministër i Ekonomisë.

Qeveria shpreson se reduktimi i sipërfaqes nga 500 në 100 hektarë do të ulë koston dhe do të zgjojë më shumë interes tek investitorët e huaj.

“Ne kemi shumë kërkesa nga ambasadat për tenderin dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me operatorë të caktuar. Këtë herë do i lëmë më shumë kohë tenderit në dispozicion”, thotë Mete.

Sipas ministrisë, në zonë do të lejohen vetëm kompanitë që kanë nivel të lartë teknologjik dhe vijnë nga industritë e reja.

“Gjithmonë theksi vihet tek ato kompani që shërbejnë si zhvillues dhe do të arrijnë të thithin industri të reja inovative, teknologji të pastra, të cilat të plotësojnë bazën e biznesve që ne kemi, jo duke qënë në konkurrencë me to”, thotë Mete.

Prej vitit 2006, Shqipëria është përpjekur të ndërtojë një zonë të lirë ekonomike, për të thithur teknologji të avancuar në ekonomi dhe rritur eksportet. Por, deri më tani të gjitha përpjekjet kanë dështuar dhe rasti më i fundit ishte tenderi i Spitallës një vit më parë.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0