Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare

Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare

Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare

Presidenti Meta dha pëlqimin për marrjen e Eurobondit nga qeveria, borxhit të marrë në euro në tregjet e huaja, me vlerë 650 milionë euro nga qeveria.

Kuvendi me një procedura të përshpejtuar ka kërkuar në 1 qershor që presidenti të japë pëlqimin për ligjin e Eurobondit, pasi kërkonte të merrte 650 milionë euro borxh brenda qershorit.

Sipas relacionit të qeverisë për marrjen e eurobondit, shuma prej 650 milionë eurosh do të përdoret:

  • 250 milionë euro për të shlyer detyrimin e prapambetur nga një Eurobond i marrë në vitin 2015;
  • 400 milionë euro për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.

Lexoni: Edi Rama: Hiqet taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Me pëlqimin e presidentit, ligji hyn në fuqi dhe qeveria mund të marrë borxh në tregjet e huaja.

Huaja do të jetë një eurobond i ri, i cili do të ketë një afat shlyerje nga 7 deri në 10 vite.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0