Qeveria do të kompensojë ndërtuesit. Deputetët kërkojnë shpjegime - Business Magazine Albania

Qeveria do të kompensojë ndërtuesit. Deputetët kërkojnë shpjegime

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar mes debatesh të ashpra aktin normativ për kompensimin e kompanive që kryejnë punë publike për rritjen e çmimeve nga 5% deri në 30% të vlerës së materialeve.

Akuzat se ndërtuesit do të abuzojnë me nismën që qeveria po ndërmerr duke i subvencionuar kanë ardhur si nga opozita ashtu edhe nga vetë mazhoranca.

Deputeti socialist Erion Brace tha se shtrenjtimi më shumë se nga lufta, po vjen nga spekulimet që bëhen në tregun vendas.

“Ky akt legalizon rritjen e çmimeve. Sa kohë legalizon rritjen e çmimeve ka shumë rëndësi edhe koha dhe sa është kjo rritje çmimesh që ne do të legalizojmë. E kemi pranuar botërisht, unë vazhdoj ta them që ne në shumicën dërrmuese edhe të lëndëve të para jo vetëm që kemi përqendrim , por kemi edhe abuzim. Tregu po, ka brenda dinamikën e luftës ka brenda edhe dinamikën e spekulimit.”,  u shpreh Erion Braçe.

“E rëndësishme është që nga ky proces të mos përfitojnë kompanitë abuzive që shfrytëzojnë momentin që në pretekstin e rritjes së çmimeve justifikojnë vonesat”, shtoi më tej, kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi.

Lexo edhe: Rritet besimi në ekonomi pas tre muajsh rënie. Ndërtimi me ndikimin më të madh

“Pagesat bëhen kundrejt situacioneve konkrete, do shikohen çmimi dhe fatura e blerjes së materialit, merret çmimi në ditën që ai ka blerë materialin. Por gjithmonë nuk kompensohet më shumë se 30%.”, sipas Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit.

Deputetët kanë kërkuar më shumë transparencë se cilat do të janë projektet  që do të subvencionohen dhe sa do t’i kushtojë kjo nismë arkës së shtetit, për të cilën nuk u dha asnjë shifër.

“Janë bërë kalkulime sepse kjo është kosto dhe do rëndojë buxhetin e shtetit. Që do të thotë sa do të jetë vlera?”, pyeti Eduard Shalsi.

“Ç’peshë të asaj kontrate zë ky produkt, duhet bërë llogaria deri në fund. Shqetësimi që kam është pika e referencës së rritjes së çmimeve dhe masa që zë në vlerën e investimit në faturën që do paguajnë. Nuk kanë pse paguajnë taksapaguesit shqiptarë koston e kompanive që mezi mobilizohen apo që kanë marrë nga 10-15-20 punë. Kompani që kanë fituar kontratën me 90% të fondit limit e lart nuk kam pse i paguaj unë.”, tha Erion Braçe

“Qytetarët dhe komisioni kanë nevojë të dinë më shumë se kush janë përfituesit dhe hapësira 5 deri në 30% të jetë brenda objektivit që ka qeveria për mbështetjet dhe jo për spekulim.” – ndërhyri edhe deputetja e tretë socialiste Anila Denaj.

“ Bëhet fjalë për kontrata që nga 1 janari 2020, por kjo nuk do të thotë që të marrë kompensim për punë të kryera më përpara. Vetëm vlerësimet e punimeve nga dita kur hyn në fuqi akti normativ e deri në fund të vitit. ”, sqaroi Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit.

Sipas aktit normativ, nga kompensimi për materialet e ndërtimit do të përfitojnë operatorët që po zbatojnë projektet infrastrukturore si dhe ato të rindërtimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0