Qeveria do shtyjë mbrojtjen për investimet e huaja deri në 2018 - Business Magazine Albania

Qeveria do shtyjë mbrojtjen për investimet e huaja deri në 2018


Çështja e pronësisë është lakuar kohë pas kohe si një nga problemet më të mëdha që ka frenuar investitorët e huaj.

Në shumë raste për të njëjtin truall ka pasur pretendime nga dy ose tre persona, kurse zvarritja nëpër gjykata ka mbajtur peng për vite të tëra investitorët.

Në këto kushte në vitin 2010 qeveria do të miratonte një mbrojtje të posaçme për investimet e huaja duke dalë ajo si palë në gjykatë në vend të investitorit.

Por kjo u garantua deri në vitin 2014. Tani qeveria po synon që të zgjasë afatin për mbrojtjen e posaçme deri në vitin 2018.

Të paktën kështu është përcaktuar në një projektligj që aktualisht është në fazë konsultimi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Në nenin 1 në piken e parë është parashikuar zgjatja e afatit te mbrojtjes se posaçme deri me datë 31 Dhjetor 2018” thuhet në relacion.

Por duket se të njëjtën mbrojtje do të gëzojnë edhe ato që konsiderohen investime strategjike.

“Mbrojtje të posaçme shtetërore sipas parashikimeve të këtij ligji, përfitojnë automatikisht dhe pa patur nevojën e ndjekjes së ndonjë procedure apo marrjes së ndonjë vendimi tjetër, edhe investitorët/investimet strategjike” përcakton neni i ri i projektligjit.

Burimi: scan-tv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0