Qeveria do shpenzoje 76.7 miliardë lekë në 7 vite për të adresuar problematikat e tregut të punës - Business Magazine Albania

Qeveria do shpenzoje 76.7 miliardë lekë në 7 vite për të adresuar problematikat e tregut të punës

~3 minuta lexim

Vënia në “shina” e tregut të punës, i cili shfaq një hendek shqetësues midis kërkesës dhe ofertës si dhe papunësi të lartë më së shumti në radhët e të rinjve, do të ketë një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Qeveria shqiptare planifikon të investojë 76.7 miliardë lekë apo rreth 658 milionë euro në 8 vitet a ardhshme me qëllim rritjen e punësimit dhe cilësisë në  treg.  E thënë ndryshe, mestarisht në një vit do të shpenzohen për  75.6 milionë euro.

Por si do të përdoren këto fonde? Referuar “Strategjisë për aftësi dhe punësim 2023-2030”,  fondet ndahen në dy programe, ku  afro 295 milionë euro do të shkojnë për politikën nr.1 që përfshin reduktimin e mospërputhjes së aftësive dhe rritjen e nivelit të saj për të gjithë popullsinë në moshë pune dhe për të gjitha profesionet; Rritjen e nivelit të aftësive të grave dhe burrave në moshë pune dhe për funksionimin më të mirë të tregut të punës për të gjithë.

Lexo edhe: Qeveria garanton fond për mbështetjen e të rinjve për trajnimet profesionale

Ndërsa  363 milionë euro do të shkojnë për zbatimin e politikës së dytë, që lidhet kryesisht me ndërmjetësim me gjithëpërfshires i punësimit dhe sigurimi i punës së denjë për të gjithë dhe kudo.

Referuar dokumentit, pavarësisht përpjekjeve  të bëra deri më tani për reformim dhe përmirësim të shërbimeve, ndërmjetësimi në tregun e punës mbetet i ulët. Për më tepër, një ndër sfidat kryesore të shërbimeve publike të punësimit mbetet integrimi në tregun e punës i punëkërkuesve të papunë nga grupet e veçanta.

Më shpesh, këto grupe janë të rinjtë në tregun e punës jo në arsim apo punësim të cilët zënë 19%; punëkërkuesit afatgjatë  në masën 50%, ata mbi 45 vjeç, që zënë 47 %, apo ata të cilët kanë dizavantazhe të tjera sociale gjë që e bën të domosdoshme rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve të ofruara nga Agjencia Kombëtare për Aftësi dhe Punësim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dija është fuqi vetëm kur përdoret.”
— Dale Carnegie
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0