Qeveria garanton fond për mbështetjen e të rinjve për trajnimet profesionale - Business Magazine Albania

Qeveria garanton fond për mbështetjen e të rinjve për trajnimet profesionale

Të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç të cilën janë të papunë, pa arsim apo formim professional do të kenë mundësi të përfshihen në skemën e garancisë rinore për vitin 2023. Kjo skeme e cila është pjesë e programeve të punësimit adreson nevojat e të rinjve shqiptar për integrimin e tyre në tregun e punës dhe ndalimin e largimit nga vendi.

Kjo kategori të rinjsh janë identifikuar si shtresa më vulnerabël dhe përbëjnë rreth 27.8% të të gjithë të rinjve në Shqipëri.  Për të rinjtë që plotësojnë kriteret do të ofrohet një ofertë punësimi/arsimimi të vazhdueshëm/praktika profesionale brenda një periudhe prej katër muajsh nga momenti i regjistrimit në zyrën përkatëse të punësimit.

Motivimi që jepet nëpërmjet kësaj skeme garancie është përfshirja e një kuponi për financimin e formimit profesional. Të rinjve do t’u paguhet pjesërisht ose plotësisht nëpërmjet këtij kuponi trajnimi profesional ose gjetja e praktikave të ndryshme. Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka parashikuar në 2023 fondin për programet e nxitjes së punësimit me vlerën 3.4 miliardë lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0