Qershori, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë - Business Magazine Albania

Qershori, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor 2020 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë duke u barazuar me qershorin 2019, njoftoi sot shërbimi europian, Copernicus mbi ndryshimin klimatik, duke nënvizuar ekzistencën e anomalive shqetësuese dhe zjarret në Siberi.

“Qershori 2020 është i barabartë me qershorin 2019, muaji qershor më i nxehtë që prej fillimit të të dhënave, 0,53 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1981-2010”, theksoi Copernicus në një komunikatë, pas muajit maj tashmë rekord.

Por, është nxehtësia e jashtëzakonshme në Siberinë arktike ajo që tërhoqi vëmendjen e shërbimit europian. Temperatura mesatare arriti kështu deri në 10 gradë Celsius mbi normat sezonale në qershor.

Më 20 qershor, një temperaturë prej 37 ° C gjatë një ore u regjistrua në Siberinë lindore, një rekord brenda Rrethit Arktik, sipas Copernicus. Corpernicus nënvizon se këto temperatura të jashtëzakonshme janë të lidhura me faktorë të ndryshëm ndërveprues, veçanërisht regjimin e erërave dhe një mbulesë veçanërisht e ulët e dëborës.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0