"Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile" një 'platformë' e re për shoqërinë civile

“Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile” një ‘platformë’ e re për shoqërinë civile


Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” njofton ngritjen e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, financuar nga Bashkimi Europian.

Ngritja e kësaj Qendre, vjen në vijimësi të punës së dedikuar shumëvjeçare të Partnerëve Shqipëri, në mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në vend.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal e më gjerë. Ajo do të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të qenë aktorë më efektivë, të pavarur, transparentë e të përgjegjshëm, si dhe në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Iniciativa zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).

Qendra ka zyrën kryesore në Tiranë, si dhe dy zyra të tjera rajonale në Shkodër e Vlorë për të siguruar një mbulim sa më të gjerë territorial në të gjithë vendin, me aktivitetet dhe shërbimet e saj.

Funksionet kryesore të Qendrës janë:

  • Ofrim informacioni dhe shërbimesh (help desk) për sektorin dhe të gjithë aktorët e partnerët e interesuar për zhvillimet në sektorin e shoqërisë civile;
  • Rrjetëzim për organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal e më gjerë;
  • Fuqizim i kapaciteteve të shoqërisë civile në Shqipëri përmes programeve të trajnimit, shkëmbimit, etj;
  • Mbështetje për përmirësimin e qeverisjes së organizatave të shoqërisë civile për një funksionim më të mirë të tyre, më të përgjegjshëm e transparent, si dhe për rritjen e besimit të publikut dhe aktorëve e partnerëve ndaj sektorit;
  • Rritje e aftësive rrjetëzuese e advokuese dhe lehtësim i proceseve të advokimit dhe dialogut, për një pjesëmarrje më të madhe e më cilësore në politikëbërje, si dhe në zbatim e monitorim politikash në nivel lokal e kombëtar.

Aktiviteti lançues i Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, do të organizohet më 5 prill 2019 në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0