Pylli i Amazonës po digjet me shpejtësi rekord sipas qendrës braziliane të kërkimeve - Business Magazine Albania

Pylli i Amazonës po digjet me shpejtësi rekord sipas qendrës braziliane të kërkimeve


Zjarret po përhapen me shpetësi rekord në pyjet e Amazonës në Brazil dhe shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të jetë një goditje shkatërruese në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Zjarret po shtohen me shpejtësinë më të madhe që kur Qendra e Kërkimeve Hapsinore të Vendit INPE filloi t’i monitoronte ato në vitin 2013.

Sipas kësaj qendre, këtë vit ka patur 72,843 zjarre në Brazil, më shumë se gjysma e tyre në rajonin e Amazonës. Ato janë 80% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Amazona cilësohet si mushkëritë e planetit, pasi prodhon 20% të oksigjenit të gjithë atmosferës së tokës. Cilësohet jetike për uljen e ngrohjes globale dhe është shtëpi për speciet e panumërta të faunës dhe florës. Gati sa gjysma e madhësisë së Shteteve të Bashkuara, ai është pylli më i madh në planet.

Imazhet dhe videot dramatike në mediat sociale tregojnë re gjigande tymi që ngrihen nga gjelbërimi dhe kufiri i zjarrit lë mbeturina të zeza në prag të tyre.

Tymi ka arritur deri në San Paolo, më shumë se 1.700 milje larg. Pamjet nga qyteti tregojnë qiellin e zi në pasdite dhe diellin e mbuluar nga tymi dhe hiri.

Programi satelitor i Bashkimit Europian, Copernikus, siguroi një hartë që tregon tymin nga zjarret që përhapet në të gjithë Brazilin në brigjet lindore të Atlantikut. Tymi ka mbuluar gati gjysmën e vendit dhe madje po përhapet në Peru, Bolivi dhe Paraguai.

Lumi Amazon shtrihet në disa prej këtyre vendeve të Amerikës së Jugut, por shumica – më shumë se dy të tretat e pyjeve të Amazon ndodhen në Brazil.

Lexo: Greta Thunberg u kërkon deputetëve francezë të ‘dëgjojnë shkencëtarët’ dhe të veprojnë për të ulur ngrohjen globale

Sipas INPE, çdo minutë po digjet sipërfaqë gati sa dy fusha futbolli.

Njerëzit në të gjithë botën po ndajnë tmerrin e tyre në mediat sociale. Aktivistët ndërkohë fajësojnë presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro, për rrezikun e pyllit të jetës. Ata e akuzojnë për zbutjen e kontrolleve mjedisore në vend dhe inkurajimin e shpyllëzimit.

Politikat mjedisore të Bolsonaro kanë qenë të diskutueshme që në fillim. Ish kapiten i ushtrisë, ai premtoi gjatë fushatës politike të rimëkëmbë ekonominë duke eksploruar potencialin ekonomik të Amazon.

Vetëm disa javë më parë, drejtori i INPE u pushua nga puna pas një përplasjeje me presidentin. Drejtori kishte prezantuar të dhënat satelitore që treguan se shpyllëzimi ishte 88% më i lartë në qershor sesa një vit më parë dhe Bolsonaro i quajti gjetjet “gënjeshtra”.

Lexo: Bizneset mund të ndihmojnë në shpëtimin e oqeanit

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0