Punonjësit e BMW, Mercedes dhe Porsche tani do të punojnë 28 orë në javë

Punonjësit e BMW, Mercedes dhe Porsche tani do të punojnë 28 orë në javë


Një sindikatë industriale gjermane ka fituar të drejtën që punëtorët e saj të punojnë vetëm 28 orë në javë në një marrëveshje që mund të ndikojë pothuajse 4 milion njerëz në vend.

IG Metall, sindikata më e madhe në Gjermani për punonjësit e metalit dhe inxhinierisë, arriti marrëveshjen e cila do të lejojë stafin të zbresë nga 35 orë në vetëm 28 orë në javë për dy vjet, në rastet kur ata duhet të kujdesen për fëmijët, të afërm të moshuar ose të sëmurë.

Një javë pune prej 28 orësh është e barabartë me rreth pesë orë dhe 40 minuta punë për pesë ditë, nga 7 orë në ditë. Në Mbretërinë e Bashkuar, një javë standarde pune është 40 orë.

“Marrëveshja është një moment historik në rrugën drejt një bote moderne të vetë-përcaktuar,” tha Jörg Hofmann, kreu i sindikatës.

“Ja vlejti e gjithë përpjekja. Ne kemi hedhur themelet për një sistem fleksibël të kohës së punës”, tha Rainer Dugler, kreu i shoqatës së punëdhënësve për industrinë.

Aktualisht, marrëveshja e re është vetëm për industritë metalike dhe elektrike në Baden-Wuerttemberg, një shtet në jugperëndim të Gjermanisë dhe prek rreth 900,000 punëtorë. Megjithatë, ajo së shpejti do të përfshijë pjesën tjetër të punëtorëve të metalit dhe elektrikë të vendit, rreth 3.9 milionë njerëz.

Kompanitë me punëtorë të përfaqësuar nga IG Metall përfshijnë BMW, Mercedes, Airbus dhe Porsche.

Punëtorët e IG Metall do të marrin gjithashtu një rritje pagash prej 4.3% si pjesë e paketës së re të punësimit.

Marrëveshja pasqyron një përparim të madh për punën fleksibël në Evropë dhe vjen pjesërisht si përgjigje ndaj rritjes së ekonomisë së ashtuquajtur “Gig”, ku punëtorët janë në gjendje të kontrollojnë orët e tyre me lehtësi pa qenë nevoja për ato kontratat me kohë të plotë.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0