Punë e papaguar: Gratë në Shqipëri, punojnë 5 herë më shumë se meshkujt

Punë e papaguar: Gratë në Shqipëri, punojnë 5 herë më shumë se meshkujt


Gratë bëjnë më shumë punë të papaguar në Shqipëri, aq sa arrijmë të renditemi ndër vendet e para në botë.

Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), në një ditë, gratë në Shqipëri bëjnë mbi 5 orë punë të papaguar, 85% e të cilave kryhen në shtëpi.

Sipas të dhënave të ILO-s, Shqipëria renditet e pesta në botë, për punën e papaguar të grave.

Kjo përkon edhe me disa karakteristika, si vendodhjen dhe kulturën e vendit. Sipas raportit të ILO-s, vendet ku gratë kryejnë më shumë punë të papaguar janë në Lindje të Europës, dhe kryesisht vendet me besim fetar musliman.

Mbi 5 orë punë të tilla, bien në sy edhe për hendekun e madh me meshkujt. Burrat shpenzojnë më pak se 1 orë në ditë për punët pa pagesë. Punimet “falas” në shtëpi marrin mesatarisht 45 minuta në ditë. Këtu futen edhe punët teknike e mekanike, që burrat janë më shumë në gjendje të bëjnë për sistemimet apo rregullimet e dëmtimeve në banesa.

Lexoni: Gratë a Arabisë Saudite më në fund në timon

Ekspertët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, kanë bërë një përllogaritje të vlerës së punës së papaguar në çdo vend. Në Shqipëri, rezulton të jetë mbi 8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0