Se shpejti mund te behet realitet prodhimi i nje iPhone-i me cmim ekonomik i ndertuar prej materiali plastik. Pas thashethemeve te shumta lidhur me prodhimin e nje iPhone-i me te trashe, me te lire dhe prej plastike eshte shfaqur ne ueb nje foto qe ka shkaktuar me te vertete buje dhe duket te jete pikerisht iPhone-i i perfolur.
Tactus, firme prodhuese e kapakeve per iPhone ka publikuar kete foto qe tregon mbeshtjelljen e iPhone-it te ardhshem. Nuk eshte e qarte se si Tactus e ka siguruar kete mbeshtjellje te re te iPhone-it, por perputhet totalisht me informacionet e perhapura pak me pare.
Pavaresisht se ekziston mundesia e prodhimit te nje produkti te tille, ky i fundit do te jete komplet i ndare nga linja e produkteve te ardhshme te Apple.
Ne fund te ketij viti ose ndoshta kete vere Apple mund te lancoje nje version te permiresuar te iPhone 5 qe eshte perfolur se do te quhet iPhone 5s.
Ai pritet te kete nje procesor te permiresuar, karte grafike akoma me cilesore dhe ndoshta ekran me te madh.
Kompania Apple ende nuk ka konfirmuar prodhimin e nje pajisjeje te tille prandaj te gjitha fjalet e perhapura nuk duhet te merren si te mireqena derisa te kete nje njoftim zyrtar. E vetmja gje qe dihet me siguri eshte se Apple ka menduar qe pajisja e ardhshme ne kete linje te kete pjesen fundore prej alumini. (PCWorld Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.