Publikohen pagat e 630.000 personave! Prokuroria nis hetimin për nxjerrjen e të dhënave personale - Business Magazine Albania

Publikohen pagat e 630.000 personave! Prokuroria nis hetimin për nxjerrjen e të dhënave personale

Publikohen pagat

Top Channel

Numri i kartës së identitetit dhe të ardhurat e shtetasve shqiptarë dhe shumë shtetasve te huaj që punojnë në Shqipëri, gjenden në dorën e kujtdo,  përfshi keqbërës qe jo vetëm mund t’i aksesojnë, por njëherazi mund t’i përdorin ato për ngjarje kriminale.

Pas shpërndarjes së listës prej mëse 630 mijë emrave të qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror ku nuk përjashtohen edhe pagat e inspektorëve të shërbimit informativ, të ushtrisë, policisë dhe agjentëve të saj, prokuroria deklaron se ka nisur verifikimet për dyshimet e përhapjes së sekretit vetjak në bashkëpunim.

Kjo listë u shpërnda përmes WhatsApp  dhe aktualisht është bërë virale, ndërkohë që ende nuk ka persona të dyshuar, se kush mund të jetë burimi i tyre dhe prej nga janë shpërndarë ato.

Lexo: Pritet rritje të tarifave të ujit! Zef Preçi: “Të varfërit taksohen jo se kanë shumë, por se janë shumë”

Prokuroria deklaron për Top Channel se është ende në faze verifikimi dhe nuk mundet të përcaktojë nëse rrjedhja e këtyre të dhënave ka ndodhur nga e-albania. Më herët, një databazë i përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptare u aksesua  gjatë zgjedhjeve. Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK  nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0