Publikohen fotot - Ja si mund të duket iPhone 17! - Business Magazine Albania

Publikohen fotot – Ja si mund të duket iPhone 17!

Adhuruesit e Apple po numërojnë ditët deri në daljen e iPhone 17 këtë vit. Zakonisht, çdo ndryshim madhor mbahet sekret deri afër prezantimit, por një publikim i   fundit ka zbuluar ndryshime të mëdha në modelin e ri.

Një seri fotosh të publikuara në X treguan modele “dummy” metalike që zbulojnë se si mund të duket kamera e iPhone 17. Bazuar në këto foto, prototipet ndryshojnë edhe në madhësi, duke lënë të kuptohet se një model  dukshëm më i hollë mund të jetë iPhone Air.

Për ata që nuk e pëlqejnë të mbajnë një telefon të madh dhe të rëndë në xhep, ky ndryshim do të jetë i mirëpritur. Mendohet se modeli Air, i cili pritet të zëvendësojë iPhone Pro , do të jetë super i hollë me një trashësi prej vetëm 0.2 inç (5.5mm) dhe shumë i lehtë. Sipas Forbes, ky model mund të ketë një buton “Action” në vend të rrëshqitësit tradicional Ring/Mute.

Përpara se të rifreskoni faqen e Apple për të parë nëse ka nisur presale, duhet të dini se ky mund të jetë një nga modelet më të shtrenjta deri më tani, sipas Tech Radar. Cili model dhe sa do të kushtojë? Këto detaje ende nuk janë zbuluar, por spekulohet se iPhone Air do të jetë modeli më i përballueshëm.

Lexo edhe:Një aplikacion që kursen kohë dhe rrit të ardhurat në fushën e bukurisë? Po, quhet BeautyBooking!

Siç pritej, njerëzit kanë reaguar për ndryshimet e mundshme në dizajnin e iPhone 17. “Nuk ka mundësi që një qenie njerëzore ta pëlqejë këtë dizajn kamere”, shkruante një komentues nën fotot e publikuara në X. Një tjetër tha: “E urrej këtë kamerën me zgjatje.”
Ndërsa një përdorues tjetër komentoi: “Nuk e di më për kë po i prodhon Apple këto iPhone.”

Nëse po mendoni të përditësoni telefonin tuaj dhe po kurseni për këtë model të ri, sigurohuni që të kujdeseni për baterinë tuaj. Bateria e një telefoni përkeqësohet me kalimin e viteve “për shkak të konsumit elektrokimik të brendshëm”, shpjegon Sandeep Unnikrishnan, drejtori i teknologjisë në startup-in e baterive Lionvolt për The Independent. Bateritë e telefonave zgjasin mesatarisht dy deri në tre vjet para se të humbasin ndjeshëm kapacitetin e tyre.

Për të shmangur këtë degradim, mos e karikoni telefonin tuaj deri në 100%, karikojeni vetëm gjatë ditës që ta monitoroni dhe shmangni përdorimin e tij ndërsa karikohet, pasi temperatura e pajisjes luan një rol thelbësor në jetëgjatësinë e baterisë.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0