Psikologjia/ Pse ekipi ynë i preferuar, është gjithmonë më i forti? - Business Magazine Albania

Psikologjia/ Pse ekipi ynë i preferuar, është gjithmonë më i forti?

Faulli? Nuk ishte. Penalltia ndaj kundërshtarëve? E dhuruar nga gjyqtari. Për të mos përmendur atë golin në minutën e 90:më i bukuri në historinë e futbollit. Kur është fjala për të gjykuar “bëmat” e ekipit të zemrës, e dimë se nuk jemi kampionë të objektivitetit.

Por e kemi një alibi të shkëlqyer: në origjinë të mendimeve tona të pabarabarta, ka një paragjykim (ose më saktë një gabim në gjykim) në perceptimin që ka truri mbi lëvizjet në fushë të lojtarëve për të cilët bëjmë tifo.

Tifozët nën vëzhgim

Një ekip studiuesish nga Shkolla e Psikologjisë e Universitetit të Brisbane dhe Queensland Brain Institute të Australisë, ndanë 24 vullnetarë në dy ekipe dhe zgjodhën dy lojtarë, nga një për secilin ekip, që të luanin ndaj njëri-tjetrit në një garë konkurruese.

Të gjithë subjekteve u kërkua më pas të vlerësonin shpejtësinë e lëvizjeve të duarve të të dy njerëzve të zgjedhur. Aktiviteti i trurit të vullnetarëve të përfshirë në procesin e gjykimit, u monitorua përmes imazheve të rezonancës magnetike funksionale (fMRI).

Siç pritej, secili vullnetar tentonte t’i cilësonte si më të shpejta dhe efektive veprimet e lojtarit në ekipin e tij. Në veçanti, lëvizjet e shokut të skuadrës konsideroheshin më të shpejta se sa një fraksion sekonde, në krahasim me ato të kundërshtarit, kur në të vërtetë ato ishin lëvizje identike dhe në sinkron të përkryer.

Truri funksionon ndryshe

Skaneri fMRI tregoi një përgjigje të ndryshme të trurit, kur subjektet vëzhgonin performancën e shokut të tyre të skuadrës, ndërsa asnjë aktivizim anormal nuk u vërejt gjatë performancës së kundërshtarit. Për më tepër, nuk u vërejtën ndryshime thelbësore në aktivizimin e trurit të subjekteve të dy ekipeve gjatë procesit të vlerësimit të performancës së dy lojtarëve. “Kjo duket se sugjeron që ne në mënyrë të pavetëdijshme, ne i perceptojmë veprimet e ekipit tonë të preferuar ndryshe nga ato të të tjerëve”- shpjegon Pascal Molenberghs, koordinator i kërkimit.

“Pra ne jo vetëm që vendosim në favor të veprimeve të ekipit tonë, sepse mendojmë se ai është më i miri. Por meqë ndihemi të lidhur me atë ekip, truri ynë tenton të vlerësojë lëvizjet e tij më të favorshme, sesa ato të ekipeve kundërshtare”-thotë ai.

Sipas studiuesve, ky studim mund të ndihmojë në shpjegimin e episodeve të diskriminimit që ndodhin jashtë fushës së lojës, siç janë rastet e konfliktit midis grupeve të ndryshme nga kombësia, raca ose gjinia.

FOCUS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0