Pse tualetet transparente të Tokios janë një gjetje gjeniale - Business Magazine Albania

Pse tualetet transparente të Tokios janë një gjetje gjeniale

Në fillim, është e vështirë të konceptohet, që një tualet publik me mure transparente mund të ndihmojë në lehtësimin e ankthit të tualetit – por një dizajn kontrovers nga një prej arkitektëve më inovativë të Japonisë synon të bëjë pikërisht këtë.

Në të gjithë botën, tualetet publike janë një shqetësim i madh. Edhe në Japoni, ku kanë higjienë më të lartë sesa në pjesën tjetër të botës, te banorët ekziston frika se tualetet publike janë të errëta, të pista, me erë dhe të frikshme.

Për të luftuar fobinë e publikut, Fondacioni jo-fitimprurës Nippon nisi “The Tokyo Toilet Project,” duke detyruar 16 arkitektë të njohur të rinovojnë 17 tualete publike të vendosura në parqet publike të Shibuya, një nga zonat më të ngarkuara tregtare të Tokios. Tualetet transparente, të krijuara nga arkitekti që ka fituar çmimin Pritzker, Shigeru Ban, dhe shumë projektues të tjerë, janë bërë me një xham smart që bëhet sidoqoftë jo transparent, i errët, në momentin kur dikush hyn brenda.

Misioni ishte të zbatohej dizajni inovativ për t’i bërë tualetet publike të arritshme për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, mosha apo paaftësia, me një qëllim “që njerëzit të ndjehen të qetë duke përdorur këto tualete publike dhe të nxisin një frymë mikpritjeje për personin tjetër”, sipas një deklaratë nga Fondacioni Nippon. Duke përdorur këtë teknologji, pra transparencën kur tualeti është bosh, dhe errësimin, kur dera e tij mbyllet, njerëzit mund të verifikojnë gjendjen para se të shpenzojnë qoftë edhe një qindark. Tualetet hi-tech të Japonisë, kanë qenë në fakt prej kohësh një atraksion për vizitorët në vend.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0