Shume njerëz, herë pas here ndihen sikur puna e tyre është e kotë. David Graber, antropologjisti i kohëve të fundit, krijoi një tezë lidhur me këtë temë. Në një libër të tijin në vitin 2018, ai argumenton se shoqëria ka nisur të krijojë çdo ditë e më shumë punë koti, siç i quan ai. Punë që janë krijuar për të mbushur kohën e njerëzve që janë edukuar dhe u duhen para për të paguar borxhet e shkollës dhe për të jetuar, por vuajnë nga depresioni i punës. Një ndër fushat më delikate është ajo e shërbimeve financiare. Argumentet e Graber janë cituar mbi 800 herë nga akademikët, Google dhe media.
Kur libri doli, shumë shkrimtarë nuk binin dakord, madje thonin se është një ripërpunim i teorisë së burokracisë. Thonë se edhe vetë teoria e punës së kotë, është e kotë vetë. Libri i Graber u bazua më së shumti nga komunikimet me punonjësit nga Britania e Madhe dhe Gjermania, nëse puna e tyre ka ndonjë kontribut në botë. 37%-40% e të pyeturve nuk mendonin se puna e tyre kualifikohet. Në kontrast, akademikët morën përdorën të dhënat nga Sondazhi i Kushteve të Punës në Evropë, që morri në studim 44 mijë punonjës në 35 shtete gjatë vitit 2015 dhe vetëm 2.5% e tyre përgjigjeshin me “kurrë” ose “rrallë”, kur u pyetën nëse bëjnë një punë të dobishme. Kjo shifër kishte ardhur në rënie që nga viti 2005, kur ishte 7.8% dhe 5.5% në 2010.
Ata që punojnë në administratë apo në kler janë më pak të prekshëm për të quajtur punën e tyre si të pa vlerë, krahasuar me profesionet më esenciale siç i quan Greber, si sistemues apo sanitarë. Kërkimet, gjetën një ndërlidhje të edukimit dhe të bërit një punë koti. Njerëzit me nivel edukimi më të ulët janë më të prirur për të bërë një punë koti, apo për tu ndjerë ashtu të paktën. Borxhi që marrin studentët nuk duket të ketë ndonjë rol.
Në Britani, e cila ka nivelin më të lartë të borxhit studentor në Europë, një 29 vjeçar i pashkolluar kishte dy herë më shumë gjasa të ishte i mërzitur për punën që bënte, krahasuar me moshatarët e tij në borxhe. Por çfarë po ndodh me të vërtetë? Sigurisht një pjesë e madhe e problemit është paragjykimi i akademikëve si David Graber, kundrejt njerëzve që punojnë në sistemet financiare apo profesione të tjera kapitaliste dhe “inati” që këto njerëz fitojnë më shumë se dikush që punon në kujdes të shëndetit apo sjell në jetë një fëmijë.
Ka shumë financierë dhe biznesmenë të cilët paragjykohen në drejtimin tjetër – duke besuar se akademikët dhe ata që janë në punë të tjera “diletante” (si gazetaria) po jetojnë nga pasuria që gjenerojnë kapitalistët. Një faktor tjetër është prirja njerëzore për të mbështetur profesionit e tyre. Ata që shesin armë zjarri ose ilaçe homeopatike, besojnë se po bëjnë punë të mira.
Një pjesë e teorisë së Graber, rezulton të jetë e saktë. Punonjësit që mendojnë se puna e tyre është e kotë dhe e padobishme kanë prirjen të ndihen në ankth dhe në depresion. Sipas akademikëve, shpjegimin e jep idea Marksiste e “tjetërsimi”, që shpjegon se çfarë ndjenë artizanët apo punëtoret e thjeshtë gjatë shekullit 19, kur lanë punën për veten e tyre dhe u tërhoqën të punonin në fabrika.
“Tjetërsimi” varet nga mënyra se si shefi trajton të punësuarit. “Nëse menaxherët janë suportues, të respektueshëm dhe dëgjojnë punonjësit, punonjësit kanë më shumë hapësirë për të folur, të zbatojnë idetë e veta dhe të bëjnë një punë të mirë, e të mos ndihen të padobishëm”,-shkruajnë studiuesit.
Punëtorët kanë më shumë gjasa të ndihen të padobishëm kur nuk kanë mundësinë të përdorin aftësitë e tyre ose të kenë pavarësi. Ky problem më shpesh ndodh tek ata që punojnë me pagë të ulët sesa të diplomuarit që janë futur në profesione.
Në thelb është një përpunim i thënies: “Njerëzit nuk lënë punë të këqija, lënë shefat e këqij”. Nuk duhet ndonjë studim për të gjetur pse njerëzit kanë punë të mërzitshme apo jo frymëzuese. Kështu është jeta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.