Pse të qëndrosh ulur gjithë ditën është e dëmshme për trurin tuaj

Pse të qëndrosh ulur gjithë ditën është e dëmshme për trurin tuaj


Në shumë aspekte të jetës ku duhet të përdorim fuqinë tonë të trurit, ne gjithashtu rrimë të ulur: në shkollë, në punë, gjatë një provimi ose kur zgjidhim një fjalëkryq. Por duhet të dimë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ka një ndikim negativ në trurin tonë.

Truri është një organ i uritur për glukozë. Ai peshon 2% të masës trupore, por kërkon rreth 20% të energjisë tonë për të pushuar, e cila është në formën e glukozës si karburant kryesor për trurin. Nëse kjo energji pengohet ajo mund të dobësoj dhe madje të dëmtoj qelizat e trurit. Gjithashtu, prania e glukozës në qelizat e trurit mund të sjellë komplikacione për shëndetin e trurit.

Ekspozimi i trurit në nivelet e larta të ulëta të glukozës dhe nivelet e ulëta të glukozës mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e çmendurisë. Gjithashtu, kalimi nga një nivel i lartë dhe të ulët të glukozës, është i rëndësishëm, sepse ndryshueshmëria e glukozës lidhet me funksionin njohës. Kjo tregon se kontrolli i glukozës është thelbësor për shëndetin e trurit.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun për një vdekje të hershme. 60-75 minuta aktivitet fizik në ditë vlerësohet si i nevojshëm për të ulur rrezikun e vdekjes kur keni më shumë se 8 orë në ditë që rrini ulur.

Nëse nuk keni mundësi për të bërë ushtrime fizike, atëherë thjesht reduktoni qëndrimin e shpesht ulur si një strategji për forcimin e shëndetit.

Shumë studime kanë treguar se zëvendësimi i uljes me një ecje ritmike përmirëson kontrollin e glukozës pas konsumit të ushqimit. Kjo do të thotë se nivelet e glukozës nuk shkojnë shumë lartë, ose të ulen shumë.

Çfarë mund të bëjmë?

Reduktimi i uljes është veçanërisht i rëndësishëm pas ngrënies, duke përmirësuar kështu nivelin e glukozës në mendje.

Bëni një shëtitje pas drekës, lani enët pas darke dhe bëni një ecje aktive qoftë edhe nga puna në shtëpi nëse është e mundur. Ka shumë mundësi për të reduktuar kohën e qëndrimit ulur gjatë gjithë ditës dhe për këtë arsye ka shumë mundësi për të pasur një ndikim pozitiv në shëndet.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0