Pse të ndjekësh “fiksimaxhinjtë” mund të jetë ideja më e mirë?... - Business Magazine Albania

Pse të ndjekësh “fiksimaxhinjtë” mund të jetë ideja më e mirë? Njihu me BoldCrest

Nga Adelina Onuzi/ “Shiko, lëri ata të BoldCrest se janë shumë të fiksuar me çdo gjë!” Kështu kisha dëgjuar, por e kuptova javën e shkuar kur bëra një vizitë për rubrikën “Business Key” nga Business Magazine. Besoj e dini që rubrika gjithmonë në rrjetet tona sociale del në fundjavë? Epo, këtë herë nuk ndodhi kështu, sepse skuadra e BoldCrest mori në dorë secilin dizajn të rubrikës dhe na e transformoi, dhe ç’është e vërteta, skuadra jonë nga ana tjetër, i vuri notën 10. As të parët, as të fundit në fakt. Megjithatë, kjo ishte për t’ju treguar se asgjë nuk ndodh thjesht për të kaluar radhën aty.

Me sloganin “Climbing Mountains Together”, BoldCrest nuk ofron shërbime, por udhëtime. Dhe kur them udhëtime, nuk e kam fjalën për biletën, vendin ku do qëndrosh e të tjera si këto, por për një rrugëtim që vjen bashkë me ty drejt lartësive ku krijimtaria takohet me strategjinë, finesën vizuale dhe mesazhin e qartë.

Në fillim ishin 5 veta. Sot janë një ekip që funksionon si një organizëm i vetëm. Tani, le të kuptohemi, kur themi organizëm i vetëm, secili ka hesapin e vet në ide, por bashkohen te vizioni i njëjtë, ndaj edhe funksionojnë.

Të gjithë të apasionuar, të etur për përmirësim të përditshëm. Lëri këto, po si nuk u kënaqën një herë të vetme me mesataren! Në fakt, pikërisht kjo është arsyeja pse BoldCrest ka krijuar një stil unik.

Një klient që u bie në telefon për zgjidhje duhet të dijë se nuk përfundon me një takim. BoldCrest nuk e ka ndërmend të nisë punën pa hyrë brenda kompanisë, pa kuptuar proceset, pa biseduar me stafin. E kuptueshme, kur je i shtëpisë, e di më mirë se ku fle lepuri.

Sot, BoldCrest ka klientë edhe jashtë vendit. Por pavarësisht kufijve, filozofia mbetet e njëjtë, super përkujdesje për detajet, personalizim dhe komunikim.

Ekipi i Aldo Hakos dhe Xhulio Jokës është i trajnuar për të punuar edhe me kompani të mëdha, të strukturuara me strategji që nuk ndryshojnë gjatë vitit, por njësoj i motivuar nga entuziazmi për të punuar me marka të vendit, që synojnë të shohin pamjen që vjen pas ngjitjes së mundimshme të maleve.

Morali i historisë sot mund të jetë edhe ky, që të vraponi pas ‘fiksimaxhinjve’, sepse ata e dinë mirë sa e rëndësishme është të vihet çdo gjë në vendin e vet. Gjatë ngjitjes së maleve, mund të të tradhtojë vendosja e këmbës mbi një gur të gabuar dhe ne nuk duam që kjo t’ju ndodhë juve…ndaj ndiq “fiksimaxhinjtë”!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0