Pse reperi Drake shfaqet me simbolet e Shqipërisë në këngën e tij?! - Business Magazine Albania

Pse reperi Drake shfaqet me simbolet e Shqipërisë në këngën e tij?!

Shkruar nga Marsilda Bialczak, eksperte marketingu

Polar Opposites” kënga e fundit e albumit të Drake, ku shfaqet me shqiponjën dykrenare në shpinë! Cfarë dihet për lidhjen e reperit me Shqipërinë?

Aubrey Drake Graham lindur më 24 tetor 1986, i njohur profesionalisht si Drake, është një reper dhe këngëtar kanadez. 

Në datë 29 nëntor, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”.

Gjatë gjithë videoklipit të këngës, Drake së bashku me një grup shokësh shfaqen të veshur me një xhaketë kuq e zi, me shqiponjën në shpinë në një vend që duket si bodrumi i një anije, ku luajnë poker, pijnë cigare dhe whisky.

Që kur kënga më e fundit e Drake është postuar, ka marrë mbi 3.3 milionë shikime dhe vazhdon të rritet. Kënga po bën bujë në portalet shqiptare dhe të huaja.

Në këtë video kam përkthyer, jo vetëm tekstin e këngës në shqip dhe çfarë mendoj se nënkupton Drake me këto vargje, por edhe pse mendoj që Drake e lançoi videoklipin e këngës pikërisht një ditë pas ditës së Pavarësisë. Si specialiste e rrjeteve sociale dhe marketingut mendoj se e di pse Drake ka shfaqur simbolet e flamurit të Shqipërisë në këngën e tij.

Për më shumë shikoni videon e plotë në YouTube dhe shkruani mendimin tuaj se pse mendoni që e ka bërë këtë këngë.

 

Për më shumë këshilla rreth rrjeteve sociale, rritjes së një biznesi online, bëjini Subscribe kanalit të Youtubit dhe më ndiqni në Instagram ose Tiktok.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0