Pse ReaktorX është hapi i radhës për ju. Apliko deri me 5 Prill për akseleratorin online - Business Magazine Albania

Pse ReaktorX është hapi i radhës për ju. Apliko deri me 5 Prill për akseleratorin online


Në vitin 2017, Borys Musielak dhe Marta Diana Koziarska, dy emra tashmë të njohur në eko-sistemin e startup-eve në Poloni, vendosën të ndërtojnë një program akselerator për ndërmarrësit e rinj. Po të njëjtin vit, unë kisha filluar të punoj në një startup timin, i cili quhej SumtheSun dhe isha pjesë e inkubatorit në Innovation Center of Kosovo.

Edhe pse nuk kisha shumë njohuri për ReaktorX apo Poloninë në përgjithësi, vendosa të aplikoj për shkak se dukej mundësi shumë e mirë që t’i jap formë biznesit tim të ri dhe të mësoj gjëra të reja.

Pas procesit të përzgjedhjes së pjesmarrësve, startupi nga Kosova (SumtheSun) u pranua në këtë akselerator në mesin e 10 prej 80 bizneseve të reja që kishin aplikuar në atë kohë.

Sfidat për t’u shpërngulur në Warsaw ishin të shumta, duke përfshirë aspektin financiar, vizat, mos njohja e gjuhës etj. ReaktorX u angazhua maksimalisht që të më ndihmonte mua dhe ekipin tim të shpërnguleshim dhe të ishim pjesë e këtij programi.

Lexo: Ka ardhur koha që bizneset e vogla të krijojnë prezencë online dhe ta perfeksionojnë atë

Tani, tre vite më vonë, pas organizimit të gjashtë akseleratorëve, ReaktorX bën thirrjen e rradhës për pjesëmarrës të rinj. Për shkak të gjendjes aktuale në botë me virusin COVID19, ekipi i ReaktorX kanë vendosur të mbajnë akseleratorin e rradhës online. Data e fundit për aplikim në këtë program është 5 Prill 2020, kurse programi fillon të mbahet me 20 Prill 2020.

Nëse je një ndërmarrës i ri apo ndërmarrëse e re dhe ke pasur një ide të cilën ke kohë që e mendon dhe e planifikon për të punuar në të, ky është momenti ideal që të filloni punën tuaj së bashku me ndihmën e ReaktorX dhe mentorëve të tyre.

Përfito nga shumë benefitet që ofron ky akselerator, prej të cilave unë dua t’i theksoj tri:

Mentorët – Një vlerë që e dallon këtë program prej të tjerëve të ngjashëm me të janë mentorët. ReaktorX ka në listën e tyre një numër të madh të mentorëve apo këshilltarëve, të cilët mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë tregun tuaj, klientët tuaj dhe botën e biznesit në përgjithësi. Më e mira e kësaj? Secili nga ju do të keni një person të dedikuar për ju që vjen nga industri e ngjashme, ku synoni të hyni, si dhe ka kaluar nëpër sfidat që ju i keni përpara.

Rrjetëzimi – Në vitin 2017 kur unë isha pjesmarrës i këtij programi kishte aq shumë mundësi të takoja njerëz të ndryshëm dhe t’i njihja me produktin tim, sa që sfida më e madhe ishte të gjeja kohë që t’i përshëndes të gjithë. Për dy muaj sa qëndrova në Warsaw dhe mora pjesë në klasat, garat dhe prezantimet që u organizuan nga ReaktorX, unë arrita të prezantoj produktin tim para më shumë se 10,000 personave. Këto mundësi me kalimin e kohës vetëm sa janë shtuar.

Financimi – E treta, e vërteta! Vënia e kontaktit mes ndërmarrësve të rinjë dhe investitorëve potencialë nuk ishte asnjëherë problem për ekipin e ReaktorX, pasi që nga fillimi ata kishin kontakte të mjaftueshme të bënin këtë. Sidoqoftë, tani me lancimin e SMOK Ventures është bërë edhe më e lehtë. SMOK, një partner i ngushtë i ReaktorX, janë një grup investitorësh nga Polonia dhe Amerika, të cilët janë duke investuar në bizneset e reja, me shuma prej 100 mijë – 1 milionë USD. Krahas kësaj, pas përfundimit të programit ju do të jeni të ftuar në Demo day, e cila organizohet nga ReaktorX dhe ku zakonisht marrin pjesë 200+ investitorë, para të cilëve ju do të keni mundësi të prezantoni produktin tuaj.

Nëse tashmë jeni të bindur të aplikoni në programin e organizuar nga ReaktorX, keni bërë zgjidhje të mrekullushme për veten dhe biznesin tuaj! Aplikoni para datës 5 Prill 2020 duke vizituar linkun reaktorX.com dhe dikush nga ekipi i ReaktorX do t’ju kontaktojë shumë shpejt.

Mundësia që të jeni pjesë e një programi akselerator ndërkombëtar si ky, me mundësi të mbajtjes së të gjitha klasave, ligjëratave dhe këshillave online, nuk vjen shpesh. Duke u bazuar në eksperiencën time 5 vjeçare në eko-sistemin e bizneseve të reja, nuk ka moment ideal për të nisur një produkt të ri. Sidoqoftë, ne si ndërmarrës dhe persona që kemi ambicie të larta, kemi detyrim të punojmë më shumë, të marrim përsipër sfida më të mëdha dhe të jemi të vendosur në kohë të pasigurta.

Me gjithçka që po ndodhë nëpër botë, do të ishte mirë të përdorim kohën që qëndrojmë në shtëpi dhe të jemi produktiv, duke filluar një biznes për të cilin ka kohë që po mendojmë.

Një listë më të gjatë me informacione për mentorë të rinj që i bashkangjiten ReaktorX për këtë thirrje mund ta gjeni edhe në artikullin Why are we making our flagship acceleration program remote-first.

Ju rikujtoj, afati i fundit për aplikim është data 5 Prill 2020 dhe kjo është ajo mundësia që ju si ndërmarrës të rinj gjithmonë keni kërkuar.

Shkruar nga:

Mendim Avdyli, Ndërmarrës dhe Programues nga Prishtina, Kosova

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0