Pse po zgjerohet administrata publike? - Business Magazine Albania

Pse po zgjerohet administrata publike?

Madhësia e shtetit matet me numrin e punonjësve në administratën publike. Por a do të thotë që një qeveri e madhe, bazuar në numrin e punonjësve, është një shtet i madh dhe eficient?

Dikur në universitet, profesori im i Financave Publike më thoshte:

Imagjino të kesh 8 punonjës në administratë dhe vetëm 2 kompjutera. Puna e secilit punonjës është e lidhur me kompjuterin. Nëse 4  prej tyre do të punonin me një kompjuter, kjo është një shpërndarje efeciente e inputeve për të gjeneruar produkt/output më të lart? Sigurisht që jo.”

Por çfarë ka ndodhur këto 19 vitet e fundit  me numrin e punonjësve në administratën publike?

Figura 1. Numri i punonjësve në administratën publike, 2001-2019

Burimi: INSTAT, 2020

Nga viti 2001 deri në vitin 2008, siç edhe vihet re nga grafiku më sipër, ka një trend të theksuar rënës të numrit të punonjësve të administratës publike. Nga viti 2008 deri në vitin 2017 ka një mos ndryshueshmëri të theksuar të numrit të punonjësve në administratën publike. Vlen për tu theksuar se pas 2008, ekonomia botërore u prek nga kriza financiare/ kriza e borxhit, e cila sigurisht që ndikoi në të gjitha ekonomitë, edhe në ekonominë e vendit tonë.

Pas 2018 në vend vihet re një trend rritës i numrit të punonjësve në administratën publike, ngjarje që për “koincidencë” ndodh vetëm pak para zgjedhjeve të vitit 2019 dhe pikërisht përpara nisjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2021.

Për ta parë me qartë këtë trend, kemi marr në analizë edhe ecurinë 3-mujore të numrit të punonjësve në administratën publike.

Figura 2. Të dhëna 3-mujore për numrin e punonjësve në administratën publike, Q1 2013-Q2 2020

Burimi: INSTAT, 2020

Grafiku më sipër, tregon rritjen dukshëm të numrit të punonjësve në administratën publike. Konkretisht nëse do të krahasojmë, tremujorin e parë të vitit 2018 me tremujorin e parë të vitit 2020, kemi një rritje të numrit të punonjësve me 6.02%.

Rritja e fondit për paga, nuk është një nga ato investimet i cili ka kthime siç mund të ishte investimi në rrugë, në turizëm, etj nga i cili pritet kthim dhe vlerë e shtuar në ekonomi. Por, rritja e numrit të punonjësve në administratën publike do të thotë “barrë” për buxhetin e shtetit. Që përveç se, “levë elektorale” është e vështirë ti japësh një shpjegim ekonomik.

Gjithsesi, lë të flasim me shifra. Çfarë thonë indikatorët makro në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kohore?

Figura 3. Ecuria e papunësisë dhe rritjes ekonomike Q2 2016-Q2 2020

Burimi: INSTAT, 2020

Grafiku, më sipër tregon se ka një rënie të papunësisë. Efektet e së cilës mund të shpjegohen nga dy faktorë (por jo vetëm këta): rritja e punonjësve në administratën publikë si dhe ulja e numrit të popullsisë në moshë pune për efekt emigrimi “masiv” jashtë Shqipërisë. Kjo e fundit nuk e di nëse është meritë e qeverisë?!

Nga ana tjetër, një nga indikatorët më të rëndësishëm makroekonomikë, rritja ekonomike, ka pasur përkeqësim nga tremujori i dytë i 2016 deri në tremujorin e dytë të 2020. Nga tremujori i dytë i 2018, deri në tremujorin e tretë të 2019 kemi një rënie të rritjes ekonomike dhe një ulje të papunësisë.

Në kushte normale (dhe Ceteris paribus) rënia e papunësisë shoqërohet me rritje ekonomike, gjithmonë kur punësimi bëhet në sektorët kyç dhe me kthim në ekonomi.

Ndërkohë që pas 2019 Shqipëri, përjetoi dy goditje:

  • Tërmeti, nëntor 2019
  • Pandemia, mars 2020

Dhe indikatorët makro u përkeqësuan në pothuajse të gjitha ekonomikë, por vendi jonë vazhdon të rrisë numrin e punonjësve në administratën publike.

Rritje e cila, nuk mund të justifikohet si levë për të ndihmuar ekonominë në këtë kohë krizë, por vetëm si levë për të “bërë për veten elektoratin” për të ashtuquajturin “mandati i tretë”.

Ndaj numri i lartë i punonjësve të administratës publike nuk do të thotë qeveri më e madhe dhe më efeciente. Përveç se “qokë” partie dhe prag fushate, për të ashtuquajturin “mandatin e tretë”.

Gjendur përballë një situate të tillë, ku borxhi ka kaluar nivelin që ekonomia jonë mund të përballojë, ku kemi rënie ekonomike, ku numri të rinjve është duke u larguar, punësimi nuk është një politikë ekonomike (përveç se politikë) për të incentivuar ekonominë. Qeveria duhet të incentivojë punësimin në tregjet private dhe të mbështesë bizneset që duhet të jenë motori i punësimit në ekonomi dhe jo punësimin në sektorin shtetëror.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0