Pse personat Introvert janë më të mirë në shitje sesa ata Extrovert? - Business Magazine Albania

Pse personat Introvert janë më të mirë në shitje sesa ata Extrovert?


Duke u kthyer pak në kohë, agjentët e shitjes ishte e nevojshme të ishin extrovert thjesht për të mbijetuar. Por sot, jo aq shumë.

Stereotipi i një agjenti të shitjes të suksesshëm është një extrovert që i shet çdo gjë, të gjithëve. Ai (ose më rrallë, ajo) i mahnit tërësisht konsumatorët kështu që ata nënshkruajnë përpara se ata të dinë se çfarë po blejnë në të vërtetë.

Konsumatorët, megjithatë, nuk i shikojnë personat extrovert të shitjes “simpatik”. Përkundrazi, shumica e klientëve largohen në momentin që një shitës duket apo tingëllon si stereotipi i përmendur më sipër.

Konsumatorët e urrejnë të manipulohen në blerjen e diçkaje që ata nuk e duan. Siç thotë dhe shprehja e vjetër, “Të gjithëve u pëlqen të blejnë, por askujt nuk i pëlqen të shitet.”

Mospëlqimi i personave të shitjes vjen nga përkufizimi tradicional i shitjes:

1. Ardhja në shtëpinë tuaj për të shitur
2. Bindja e konsumatorëve për të blerë
3. Shtytja deri sa të bëjë shitjen

Shitja efektive është mjaft e ndryshme. Ajo përbëhet nga:

1. Kërkimi (për të kuptuar klientin)
2. Dëgjimi (për të kuptuar nevojat individuale)
3. Reagimi (për t’u përshtatur me nevojat e identifikuara)

Kërkimi kërkon kohë të kaluar vetëm në web, duke lexuar dhe analizuar informacionin. Të dëgjuarit do të thotë të qenit i durueshëm dhe i qetë duke mbetur i hapur për ide dhe perspektiva të reja. Reagimi është lënia e personit tjetër të vendos për ritmin dhe rendin e ditës.

Këto janë të gjitha sjelljet klasike të introvertëve që janë të vështira për t’u bërë mirë nga extrovertët.

Pse vazhdojnë atëherë kompanitë të punësojnë extrovertë në vend të introvertëve në rolet e shitjeve?

Përgjigja është se kompanitë nuk e kuptojnë se si teknologjia po e ndryshon procesin e shitjes.

Duke u kthyer pak në kohë, agjentët e shitjes ishte e nevojshme të ishin extrovertë sepse mundësitë e reja për shitje vinin vetëm me anën e telefonit.

Extrovertët kanë tendencë të jenë më të mirë në Telemarketing, sepse ata lulëzojnë në ndërveprim shoqëror dhe kanë aftësinë për t’u përballuar me refuzimin. Por teknologjia ka bërë që thirrjet në telefon të jenë të paefektshme.

(Shënim për shefat e shitjes: Kur klientëtt tuaj shpenzojnë miliarda dollarë në teknologji për të parandaluar njerëzit tuaj të shitjes t’i ndërpresin ato, përdoreni këtë informacion.)

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0