Pse nismat e Alpha Bank Albania nuk kalojnë pa zhurmë… - Business Magazine Albania

Pse nismat e Alpha Bank Albania nuk kalojnë pa zhurmë…


Gerti BOSHNJAKU

“Jemi të gjithë luftëtare kundër kancerit të gjirit!” – Kjo ishte nisma më  e fundit e Alpha Bank Albania e cila bëri jehonë në median sociale edhe për ndjeshmërinë që përmban kjo temë. 

Por kjo iniciativë nxorri edhe njëherë në pah faktin se përgjegjësia sociale është në venat e Alpha Bank Albania.

“Alpha Bank Albania e ka bërë përgjegjësinë sociale pjesë të kulturës së saj korporative prej më shumë se 10 vitesh dhe ajo këto vite ka mbështetur komunitetin nëpërmjet një programi të larmishëm sponsorizimesh ku janë mbuluar çdo herë projekte të rëndësishëm shëndetësore, shoqërore,mjedisore, artistike, sportive etj,” thekson Brunilda A. Isaj, Drejtore e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në një intervistë eksklusive për Infoalbania

Një përqasje e tillë po jep kontributin e saj në fushën e shëndetësisë ku iniciativat e Alpha Bank Albania janë më së shumti të përqëndruara. 

Intervista e plotë me Zj. Isaj më poshtë :

Dua ta nis me një pyetje të përgjithshme. Si do ta përkufizonte Alpha Bank përgjegjësinë sociale?
Ne besojmë që përgjegjësia sociale është detyrë e të gjithëve ne dhe me aktivitetet tona synojmë të ndërgjegjësojmë shoqërinë të jap kontributin e saj me veprime sado të vogla që mund të sjellin ndryshime të mëdha.

Siç e dini Alpha Bank Albania është pjesë e grupit Alpha Bank i cili ka një eksperiencë mbi 130 vjeçare në tregun financiar dhe natyrisht në nivel grupi praktikat e përgjegjësisë sociale ka kohë që praktikohen dhe tek ne janë perçuar praktikat më të mira tek të cilat ne mund të bazoheshim.

Alpha Bank Albania e ka bërë përgjegjësinë sociale pjesë të kulturës së saj korporative prej më shumë se 10 vitesh dhe ajo këto vite ka mbështetur komunitetin nëpërmjet një programi të larmishëm sponsorizimesh ku janë mbuluar çdo herë projekte të rëndësishëm shëndetësore, shoqërore,mjedisore, artistike, sportive etj.


Mund të na flisni pak me shumë për kontributin tuaj në fushën e shendetësisë dhe me specifikisht për iniciativën më të fundit ‘’Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit?
Vitet të fundit jemi munduar që projektet lidhur me shëndetësinë të përfshihen edhe në planet tona sociale. Mund të përmendim këtu punime të rëndësishme të kryera në spitalet pediatrike në qytetet e Vlorës, Durrësit, Kukësit dhe Librazhdit si edhe dhurimi i pajisjeve aerosol dhe pajisje të ndryshme sanitare për këto spitale.

Gjithashtu, Banka ka dhuruar një aparat koagulometri në Qendrën Shëndetësore të Kombinatit ka rikonstruktuar Qendrën Shëndetësore në Kamëz si edhe ka pajisur Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ‘’Omer Nishani’’ me sinjalistikën e duhur në mënyrë të tillë që pacientët të orientohen sa më mirë.

Këtë vit Banka ka dhënë kontributin e saj edhe për Fondacioni Spitalor të Nënës dhe Fëmijës për blerjen e një aparati grafie i cili do të shërbejë për fëmijët e porsalindur. Gjithashtu vlen për tu përmëndur kontributi vullnetar prej 5 vitesh i punonjësve të Bankës të cilët janë dhurues të rregullt të gjakut duke ndihmuar cdo vit fëmijët me talasemi.

Përsa i përkët kanceri të gjirit statistikat tregojnë se në Shqipëri, cdo vit ka rreth 500 raste të reja të diagnostikuara me këtë sëmundje, e cila është gjithashtu një nga arsyet kryesore për humbjen e jetës tek femrat. Shqetësimi kryesor mbetet fakti që pacientet paraqiten për t’u vizituar vetëm kur sëmundja është në fazë të avancuar, duke ulur mundësitë e ndjekjes dhe shërimit.
Mamografia është mbrojtja më e mirë kundër kancerit të gjirit duke qënë se mund të ta evidentojë këtë sëmundje që në fazat fillestare. Kërkimet kanë treguar qartë se mamografia mund të rrisë ndjeshëm mundësitë e parandalimit dhe mbijetesës nga kanceri i gjirit.
Duke patur parasysh të mësipërmet, Alpha Bank ka marrë iniciativën të kontribuojë për blerjen e një mamografie, e cila do ti dhurohet spitalit të Tiranës.
Është e rëndësishme të përmendim që burimi i këtij donacioni do të jenë të ardhurat e gjeneruara nga përdorimi i kartave të kreditit Alpha Bank, pra klientët tanë nuk do të kenë asnjë kosto shtesë; ata thjeshtë duhët të përdorin kartat e tyre për të kryer blerjet e tyre të përditshme.

Cilat janë kostot kryesore dhe përfitimet që Alpha Bank ka marrë nga përpjekjet e saj në kuadrin e përgjegjësise sociale?
Sic e përmënda edhe më lart përgjegjësia sociale është pjesë e Alpha Bank Albania prej më shumë se 10 vitesh. Bordi Drejtues i Bankës akordon cdo vit një buxhet të posacëm bazuar në projekte të ardhura pranë seksionit tonë të përgjegjësisë sociale ose për të mbështetur projekte të cilat janë përzgjedhur nga anetarët e Bordit Drejtues për tu mbështetur nga Banka jonë por gjithashtu ka edhe projekte të cilat nuk kanë qënë të planifikuara dhe merret vendim sipas emergjencës së projektit si për shëmbull rasti i fundit i përmbytjeve në Jug të Shqipërisë për të cilat Alpha Bank kontribuoi me një vlerë monetare prej 10.000 euro për tu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura.
Mund të themi që shuma e alokuar për përgjegjësinë sociale është e konsiderueshme dhe ka një rritje nga viti në vit. Në cdo rast arsyeja pse ne kemi krijuar një fond të vecantë për projekte lidhur me përgjegjësinë sociale është për të përmirësuar mirëqënien sociale dhe përfitimi ynë i vetëm është kënaqësia që marrim që kemi bërë ndryshimin.

Alpha Bank foto1Kartat BM

Interesante mënyra e përdorimit të rrjetit social Facebook për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe për ti bërë ata të japin ndihmën e tyre me përdorimin e kartave të kreditit, për të qenë pjesë ndihmuese në blerjen e aparatit të mamografisë.
Mediat Sociale janë një mjet mjaft i fuqishëm për të përcuar mesazhe të rëndësishme qofshin këto mesazhe komerciale apo sociale si në rastin tonë. Alpha Bank ka përqafuar gjithmonë inovacionin jo vetëm në mënyren e komunikimit të fushatave të saj të marketing apo ato sociale por edhe në veprimtarinë e përditshme të saj bankare duke i ofruar klientit shërbime të teknologjisë më të avancuar.
Duke dashur të kthehem te fushata sensibilizuese ‘’Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit’’ ne zgjodhëm ta reklamonim gjerësisht sepse është e rëndësishme që të gjitha nismat sociale të reklamohen sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një rritje të ndërgjegjësimit të popullit. Pra ndërgjegjësimi masiv ishte arsyeja përse ne vendosëm të informojmë të gjithë njerëzit jo vetëm klientët tanë; ajo që ne donim ishte që kjo fushatë të arrinte te të gjithë grupmoshat e ndryshme dhe gjinitë e ndryshme pikërisht për ti dhenë asaj rëndesinë e duhur dhe për ti edukuar ata sadopak që të ndihen pjesë e kësaj sfide. Nisma të tilla nuk duhet kurrsesi të kalojnë pa zhurmë…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0