Pse në Londër u vendos një GJOKS GJIGAND në tarracën e një ndërtese? - Business Magazine Albania

Pse në Londër u vendos një GJOKS GJIGAND në tarracën e një ndërtese?


Në qoftë se do të kishit qenë në Ditën e Nënës në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të bënit një ecje rreth zonës Shoreditch të Londrës, ju do të kishit parë një gjoks gjigand të vendosur në majë të një ndërtese.

Gjoksi nuk ishte i vendosur atje për të shkaktuar shok apo frikë. Ai ishte vendosur aty për të vënë theksin në një çështje shumë delikate.

“Është e vështirë të besohet se në vitin 2017, nënat e Mbretërisë së Bashkuar ende ndihen të gjykuara kur ushqejnë fëmijët e tyre në publik, me shishe apo me gji,” thotë një blog post nga Mother London.

Një pjesë e iniciativës së Mother London, ku agjencia përpiqet të zgjidhë një problem ose të nxjerrë në pah një çështje ku ai ndihet i apasionuar, përfshin përpjekjen e ekipit krijues për të ndihmuar gratë që mund të ndihen në siklet ose të gjykohen duke ushqyer foshnjat e tyre në publik.

Projekti është “një festë e drejtë e çdo gruaje për të vendosur se si dhe ku ato do të ushqejnë fëmijët e tyre, pa u ndjerë në faj apo të zëna ngushtë në lidhje me zgjedhjet e tyre prindërore,” thotë posti i agjencisë.

Diçka mjaft e natyrshme siç është të ushqyerit e fëmijëve (nëpërmjet gjirit ose ndryshe) të kthehet në një pikë stresi për gratë në vitin 2017 duket diçka absurde. Pse duhet t’i interesojë dikujt mënyra se si një grua është duke ushqyer fëmijën e saj? Por presionet shoqërore janë shumë reale dhe është e vështirë të injorosh shikimet apo komentet e njerëzve. Ndoshta një gjoks në mes të Londrës mund t’i shtyjë njerëzit në një bisedë në lidhje me të ushqyerit me gji në publik.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0