Pse miliarderi Masayoshi Son investoi për Jack Ma?

Pse miliarderi Masayoshi Son investoi për Jack Ma?


Kryetari dhe CEO i Korporatës SoftBank Masayoshi Son, shpjegoi pse zgjodhi të investojë 20 milionë dollarë për Jack Ma-në e panjohur në atë kohë.

Në një intervistë për David Rubenstein, Son u shpreh se Jack Ma i krijoi një ndjenjë besimi.

“Ai nuk kishte një plan biznesi, zero të ardhura, 35-40 punonjës ndoshta, por sytë e tij ishin shumë të mprehtë. Sy të mprehtë dhe plot shkëlqim,” tha Son.

“Nga mënyra se si fliste dhe shikonte ai reflektonte karizëm dhe lidership, por modeli i tij i biznesit ishte i gabuar,” vazhdon ai. “Unë investova sepse e dija që ai do të bëhej i suksesshëm dhe do të bëhej shembull për shumë kinez të tjerë.”

Jack Ma, është themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Alibaba Group, mometalisht njeriu më pasur i Kinës që gëzon një pasuri prej 39 miliardë dollarësh.

/Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0