Pse Kosova është importuese e të gjitha produkteve që konsumon? - Business Magazine Albania

Pse Kosova është importuese e të gjitha produkteve që konsumon?


Në mungesë të një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike.

Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë sipas të dhënave zyrtare arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, ndërsa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Europës nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit.

Të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës tregojnë se Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë.

Shumica e këtyre produkteve, të cilat importohen nga Serbia apo edhe nga shtetet tjera, thotë eksperti i ekonomisë Naim Gashi mund të prodhohen edhe në Kosovë me një kosto më të lirë.

Për të rritur prodhimtarinë autoritetet e Kosovës janë në përfundim e sipër të një pako të re fiskale, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin Maj të këtij viti.

Kosova ka kapacitete për të zëvendësuar disa produkte, të cilat importohen dhe jo vetëm të zëvendësohen, por të krijohen edhe potenciale për pjesëmarrje në tregun ndërkombëtar nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se prodhuesit vendorë janë të penguar nga konkurrenca që vjen nga jashtë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, thotë se politikat fiskale nuk janë në favor të prodhuesve.

Importi i madh i produkteve vlerësohet si mjaft shqetësues nga ekspertë të fushës dhe përfaqësues të bizneseve pasi po shkakton përveç të tjerash edhe largimin e parasë së gatshme nga tregu i Kosovës.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0