Pse jo 9 e gjysëm? - Business Magazine Albania

Pse jo 9 e gjysëm?


Shkrim nga Mona Kapedani Demushi, sociologe 

Në Mars të këtij viti u plotësuan 10 vjet punë në sektorin jo-fitimprurës për mua. Në nivel profesional, ky përvjetor është shumë i rëndësishëm, sepse hap dyert e shumë aplikimeve për punë për të cilat më parë nuk cilësohesha e kualifikuar. Në terma praktikë, tani kaloj atë kriterin mbi 10 vjet eksperiencë pune në sektor. Kjo përfshin dhe punë kontraktuale që maten me produkt dhe jo me kohë. Unë kam nje punë që e dua për momentin dhe nuk po kërkoj një punë te re, por meqë ky përvjetor është kaq i rëndësishëm, vendosa të bëj një kërkim në web për tregun e punës në Shqipëri. Unë nuk jetoj në Shqipëri, por 10-vjetori im tani më jep mundësinë, nëse dua – dhe gjej, të bëj punë në distancë.

Ajo çka fillimisht është më e dukshme menjëherë është që njoftimet e punës jane shumë të limituara. Unë fatmirësisht vizitoj faqet individuale të web-it të organizatave që përbëjnë interes për mua, ndryshe nuk do kisha akses në informacion. Ajo çfarë është më pak e dukshme, por njësoj e rëndësishme, është niveli i lartë i kualifikimeve për punë që tjetërkund në Europë kërkojnë konsiderueshëm më pak kualifikime. Sigurisht, tregu i punës është shumë i kontekstualizuar dhe tregu shqiptar i punësimit nuk mund të krahasohet më tregjet Europiane, gjithsesi është e nevojshme të mbajm një sy kritik për të kuptuar dinamikat – ose më saktë mungesën e dinamikës në treg që tregon se dika nuk funksionon në Shqipëri me nivelet e larta të kualifikimeve, por mungesën e theksuar të vendeve të punës.

Sektori Bankar për shembull, në profile jo specialiste në degët e bankave në qytete Europiane, punonjësit nuk kanë detyrimisht kualifikim Universitar, për më tepër në shërbimin ndaj klientit. Administrata Lokale në qytetet Europiane është një sektor tjetër ku proceset e standardizuara dhe kualifikimet që ofrohen në punë tërheqin një forcë punëtore shumë të ndryshme.

Puna ime e parë në Shqipëri ka qenë në administratë publike – falë një procesi aplikimi transparent që u krye nga një palë e tretë jo shqiptare. Puna në Kryeministri në ato kohë më bëri të kuptoj që ai sektor nuk ishte për mua – isha shumë e re dhe e papërgatitur për një ambjent aq jo motivues. Puna ishte shumë interesante – por kultura e punës shumë jo konstruktive. Nuk e di nëse diçka ka ndryshuar në administratë në Shqipëri që asokohe, por nga perceptimi i miqve dhe familjarëve, administrata ka qenë dhe vazhdon të jetë ëndrra e shumë të rinjve në Shqipëri, sepse ofron atë që për shumë të rinj është tërheqëse – mundësinë e të pasurit një rrogë duke bërë shumë pak punë. Fatkeqësisht kjo është e vërtete nëse ti nuk je ai që bën punën e gjithë zyrës.

Përveç se tërësisht e politizuar, administrata ka nje mungesë të theksuar të aftësive profesionale, ndoshta pikërisht se është e politizuar dhe se kriteri sërish është një diplomë universitare. Ka një problem të madh në Shqipëri me edukimin dhe me diplomimin e gjithkujt, është krijuar një treg homogjen, i vakët, pa risi. Ku janë statistikat për prurjet në administratë, a janë të publikuara, nga vijnë këta njerëz që punojnë në administratë, a kemi përqafësim nga komunitete të ndryshme, a kemi përfaqësim nga minoritetet, a janë të përfaqësuar personat më aftësi të kufizuara?! Kemi standardizuar një diplomë universitare duke i gënjyer të rinjtë se diploma të jep akses në njohuri dhe punësim. Fatkeqësisht, përveç se e dyta është a jo vërtetë, me çfarë po shihet në Shqipëri shpesh është gënjeshtër dhe e para.

Diploma Universitare nuk mat inteligjencën e një individi, as aftësinë për të qënë i suksesshëm në një punë. Në administratën Shqiptare, gjatë këtyre viteve nuk kam parë asnjë risi në shërbime ose kulturë punë dhe problem fillestar mund të jenë pikërisht kritetet e punësimit dhe përshtatshmëria e profileve të punonjësve me natyrën e punës dhe detyrave. Duhen më shumë të padiplomuar në administratë sepse, në mendimin tim, ata do ta shfrytëzonin mundësinë duke punuar më mirë se dikush që mendon se fakti që ka një diplomë i jep të drejtën e vendit të punës. Pasja e diplomës nuk është produkti final dhe pas saj vjen e drejta punës, në fakt është e kundërta, diploma është produkti fillestar që të jep ty mundësinë të tregosh veten dhe të zhvillohesh në tregun profesional.

Biznesi privat është një sektor shumë specific, të cilin nuk po e diskutoj pasi qeveriset nga ligje të tjera pune, por do ndalem pak në sektorin jo-fitimprurës. Këtu problemet janë akoma më të mëdha se në administratë, sepse sektori jo-fitimprurës në shqipëri ka operuar tradicionalisht në mënyrë elitare. Grupet e interesave dhe komuniteti bashkohen nga tematika dhe problematika, nga dëshira për të përmirësuar botën përreth, për të kërkuar akses, për të ngritur zërin. Sa e sa herë, nëpër mbledhje kam dëgjuar të ngrihet zëri në emer të këtij apo atij grupi nga dikush që është bërë pjesë e asaj mbledhje si pasojë e një aplikimi me kriter diplomën – ose miqësinë, ose disa vite eskperiencë pune.

Gjithmonë jam ulur në këto mbledhje dhe kam menduar se sa i fuqishëm dhe i besueshëm do ishte ai zë nëse do thirrej nga ai që jeton në varfëri ekstreme – që jo gjithmonë ka diplomë apo vite eksperiencë pune, sepse kjo nuk është gjëja më e rëndësishme, nga të pastrehët – që jo gjithmonë kanë diplomë apo vite eksperiencë pune, sepse kjo nuk është gjëja më e rendësishme, nga gratë e dhunuara – që jo gjithmonë kanë diploma, sepse kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Kush na jep ne të drejtën të flasim ‘për të tjerët’?!

Është e vërtetë që demokracia funksionon me përfaqësim, por sepse kam përshtypjen që në vendin tim të dashur, demokracia dhe përfaqësimi janë të shtrembëruara keq fare. Në këto demokracitë Europiane, organizatat qeveritare, jo-qeveritare dhe bizneset punojnë vazhdimisht me kurrikulat, përshtasin tregun e punës me kualifikimet, kërkojnë mënyra të reja që të rrisin gjithëpërfshirjen, tërheqin talentin, nuk krijojnë barriera.

Pyes veten, përse vallë, tani që kam mbi 10 vjet eksperiencë pune jam më e aftë se isha 6 muaj më parë nëse aplikoj për një punë të caktuar. Mos ndoshta dikush që ka 9 vjet e gjysëm është më i përshtatshëm se unë për pozicionin? Ku mblidhen vitet e vyera të eksperiencës, ku janë programet e punësimit të të rinjve, ku janë mundësitë e aftësimit profesional të pjesës që nuk duan ose munden të investojnë në një diplomë universitare që mund të mos ketë asnjë vlerë praktike? Kemi gënjyer të rinjtë, u kemi thënë se diploma të bën gazetar, jurist, eskpert të të drejtave të njeriut. Pasioni, studimi dhe puna e palodhur po, diploma jo!

Ku është marrëdhënia me tokën, ambjentin, ku janë veterinerët? Ku janë njerëzit që motivohen nga dëshira për punë? Ata që nuk studiojnë Gjeologji me shpresën që të ‘zënë një punë zyre e të jenë rehat’?! Të gjithë e dimë që kjo pjesë ose ka ikur nga Shqipëria ose po bën plane të ikë. Dëshira e ndryshimit ka ikur ose vdekur – vakësia dhe të qenit apatikë ka mbetur? Kanë mbetur të papunët që ulen në kafene dhe presin punën e zyrës. Kemi krijuar një treg pune që po vret kreativitetin. Çfarë të mire do sjellin milionat e diplomave në Shqipëri, ku përgjithësisht diplomë-mbajtësit nuk kanë as dëshirë për të lexuar, as pasion për punën, as dëshirë për të përmirësuar veten dhe shoqërinë dhe as mundësi ose akses për të bërë këto që sapo përmendëm më lart?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0