Në botën e biznesit, aseti më i çmuar nuk është kapitali, por trashëgimia dhe përgatitja e brezit që do ta menaxhojë atë. Erion Kosovrasti, përmes Boarding Bridge dhe partneritetit me Quintessentially, ka krijuar një urë lidhëse mes familjeve më të suksesshme shqiptare dhe institucioneve më prestigjioze në botë. Në këtë intervistë, ai zbërthen mekanizmin e suksesit pas edukimit elitar zviceran.
Erion, si po e ndryshon Boarding Bridge konceptin e edukimit në Shqipëri, duke lëvizur nga “shkolla jashtë shtetit” te “edukimi strategjik”?
Ne kemi kaluar epokën kur prindërit mjaftoheshin me dërgimin e fëmijës në një shkollë të huaj për të mësuar një gjuhë apo për të marrë një diplomë. Sot, familjet e suksesshme shqiptare kërkojnë një “roadmap” strategjik që garanton vazhdimësinë e suksesit të tyre ndër brezash. Boarding Bridge nuk shet thjesht regjistrime; ne shesim procesin e formësimit të liderit të ardhshëm. Edukimi në institucione si Le Rosey apo Beau Soleil nuk është thjesht akademik; është një proces transformues 360-gradë ku nxënësi mëson diplomacinë, etikën e punës dhe krijon një rrjet global kontaktesh që do t’i shërbejë gjatë gjithë jetës. Ne analizojmë profilin e fëmijës për të gjetur ekosistemin ku ai do të shkëlqejë, jo thjesht ku do të studiojë.
Ju punoni me institucione si “Institut auf dem Rosenberg” dhe “Aiglon College”. Çfarë i bën këta emra kaq të veçantë për profilin e prindit shqiptar?
Këto shkolla janë laboratorë të vërtetë të karakterit. Institut auf dem Rosenberg njihet si një nga shkollat më moderne në botë, një pioniere që ka ridizajnuar edukimin për shekullin e XXI; aty nxënësit jetojnë në një ekosistem që nxit mendimin vizionar. Nga ana tjetër, Aiglon College, shkolla ku ka studiuar edhe Princi Leka I, mbetet simboli i qëndrueshmërisë. Ajo ka një etikë të fortë të zhvillimit përmes sfidave fizike dhe ekspeditave në male, duke i mësuar të rinjtë se si të jenë elastikë. Prindi shqiptar sot e kupton që suksesi vjen nga kjo balancë: “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.”
Për prindërit që ende ngurrojnë për një shkëputje të gjatë, ju propozoni “Soft Start”. Sa efektiv është ky model?
Ky është shpesh hapi vendimtar. Për familjet që mendojnë se fëmija nuk është ende gati për një vit të plotë akademik, kampet verore prej 2 deri në 6 javësh janë zgjidhja ideale. Është një hyrje e ëmbël në botën internacionale, ku fëmija fillon të ndërtojë hapat e parë të network-ut më të fuqishëm në botë. Shumë prindër gëzohen jashtë mase kur shohin se si brenda pak javësh fëmija kthehet me një pavarësi dhe vetëbesim krejt tjetër, duke e kërkuar vetë regjistrimin për vitin e plotë pas kësaj përvoje.

Si e përzgjidhni shkollën e duhur kur mundësitë variojnë nga tradita te dinamizmi modern?
Çdo fëmijë është unik dhe ka një potencial të veçantë që pret të zbulohet; detyra jonë është thjesht të gjejmë mjedisin ku ai lulëzon më mirë. Ndërsa disa shkëlqejnë në mjedise si Collège Champittet, ku tradita zvicerane gërshetohet me jetën dinamike të Lozanës, të tjerë kanë nevojë për qetësinë dhe rigorozitetin e shkollave në Alpe për t’u fokusuar te disiplina. Ne nuk ofrojmë receta të gatshme, por bëjmë një “fine-tuning” mes ambicies së familjes dhe personalitetit unik të fëmijës, për t’u siguruar që shkolla të jetë një shtëpi e dytë.
Përtej mësimeve, prindërit shpesh shqetësohen për sigurinë dhe mirëqenien emocionale. Pse Boarding Schools në Zvicër janë lider në këtë aspekt?
Sepse Zvicra ofron një mjedis të quajtur “Safe Haven”. Nuk është vetëm siguria fizike e një vendi neutral, por kujdesi i jashtëzakonshëm pastoral brenda shkollave. Nxënësit jetojnë në komunitete të vogla, ku çdo nevojë e tyre emocionale monitorohet nga profesionistë. Për një prind shqiptar, ky është investimi më i sigurt: të dijë që fëmija është në një mjedis ku disiplina dhe dashuria për rritjen e individit ecin krahë për krahë, larg tundimeve negative të qyteteve të mëdha metropolitane.
Sa i rëndësishëm është rrjeti (networking) që krijohet që në këto shkolla për të ardhmen e këtyre nxënësve?
Ky është avantazhi më i madh “i padukshëm”. Familjet nuk po i dërgojnë fëmijët vetëm për shkollim, por po u blejnë një biletë hyrëse në klubet më ekskluzive të planetit. Miqësitë që krijohen në kampuset zvicerane mes trashëgimtarëve të industrive botërore janë ato që nesër kthehen në partneritete biznesi globale. Për një nxënës shqiptar, kjo do të thotë të thyejë barrierat lokale dhe të ketë akses të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta të industrisë, financës dhe diplomacisë ndërkombëtare.
Ju operoni në një sektor ku integriteti dhe konfidencialiteti janë mbi gjithçka. Sa peshon marka “Swiss Made” në punën tuaj?
Marka “Swiss Made” është standardi i artë i sigurisë dhe konfidencialitetit. Unë besoj fort në parimin se nëse dikush nuk e di se ku jeni dhe çfarë po bëni, ai nuk ka asnjë mënyrë se si ta shkatërrojë atë që po ndërtoni. Privatësia është një mburojë strategjike. Familjet që ne asistojmë e vlerësojnë diskrecionin tonë po aq sa cilësinë e shkollave. Ne sigurohemi që rrugëtimi i tyre të jetë i mbrojtur dhe i sistemuar në çdo hap.
Duke folur për studimet e larta, Glion dhe Les Roches janë majat e mikpritjes dhe luksit. Çfarë i bën programet e tyre Bachelor dhe Master kaq të kërkuara?
Këto institucione janë portat hyrëse në elitën ekonomike globale. Programet Bachelor në Glion dhe Les Roches nuk trajtojnë thjesht mikpritjen, por menaxhimin e biznesit elitar, lidershipin dhe sipërmarrjen. Studentët specializohen në degë si Luxury Management apo Digital Marketing Strategies. Ndërsa në nivel Master, fokusi zhvendoset te strategjia e lartë, zhvillimi imobiliar dhe financa e luksit. Pothuajse 100% e studentëve punësohen sapo mbarojnë shkollën, sepse aty ata formohen si ‘arkitektë të shërbimit elitar’, të gatshëm për të drejtuar kompanitë më të njohura në botë.
Pse ky cikël studimesh universitare në Zvicër konsiderohet si “Harvard-i” i Luxury Management dhe Sipërmarrjes?
Sepse rrjeti i tyre i alumni-ve përfshin drejtuesit e markave më të fuqishme të modës, jahteve, aviacionit privat dhe hoteleve me pesë yje. Studentët në Les Roches dhe Glion nuk mësojnë vetëm teorinë; ata kalojnë kohë në kampuse globale si në Zvicër apo Spanjë dhe përballen me projekte reale që kërkojnë inovacion. Është një edukim që i jep studentit shqiptar një pasaportë profesionale që njihet menjëherë në Londër, Nju Jork apo Gjenevë, duke u dhënë akses në nivelet “C-suite” (CEO, COO) shumë më shpejt se çdo universitet tjetër.

Një tjetër pikë e fortë e Boarding Schools është diversiteti. Si ndikon kjo te një nxënës që vjen nga një treg i vogël si Shqipëria?
Është jetike. Në shkollat boarding zvicerane, ka kuota strikte për çdo kombësi që asnjë grup të mos dominojë. Kjo i detyron nxënësit shqiptarë të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarë nga 50 ose 60 vende të ndryshme. Kjo “shkrirje” kulturash i bën ata të kuptojnë që bota nuk ka kufij. Ata kthehen në qytetarë të vërtetë globalë, me një tolerancë dhe kuptueshmëri për tregun botëror që është e pamundur të fitohet në një mjedis lokal.
Si e plotëson partneriteti me Quintessentially misionin e Boarding Bridge në raport me familjet elitare?
Ky partneritet na lejon të jemi një partner 360-gradë për klientët tanë. Ndërsa Boarding Bridge kujdeset për rrugëtimi akademik dhe formimin e pasardhësve, Quintessentially merr përsipër menaxhimin e stilit të jetesës së prindërve. Ne jemi “Single Point of Contact“: nga organizimi i udhëtimeve të shpejta për vizita në kampus, te aksesi në eventet më ekskluzive globale si Formula 1 apo javët e modës, e deri te zgjidhja e nevojave më specifike logjistike. Ne i kthejmë klientit asetin më të shtrenjtë në biznes: kohën. Duke na besuar menaxhimin e detajeve, prindërit mund të fokusohen te bizneset e tyre, të sigurt se familja dhe stili i tyre i jetesës janë në duart e profesionistëve globalë.
Përtej suksesit të biznesit, cili është misioni juaj afatgjatë për elitën e re drejtuese në Shqipëri?
Misioni im është të ndërtoj një infrastrukturë të mirëbesimit dhe ekselencës që sot i mungon tregut tonë. Unë nuk dua që Boarding Bridge të shihet thjesht si një agjenci edukimi, por si një “portë hyrëse” drejt standardeve më të larta njerëzore dhe profesionale. Në 5 vitet e ardhshme, vizioni im është që ky brez i ri shqiptarësh, i formuar në shkollat më të mira zvicerane, të kthehet në Shqipëri ose të operojë në botë me një etikë pune dhe integritet të pakontestueshëm. Ne po mbjellim farën e një lidershipi që nuk bazohet te improvizimi, por te disiplina dhe vizioni global. Qëllimi final është që emri “Shqipëri” të përfaqësohet në bordin e korporatave më të mëdha botërore nga të rinj që rrugëtimin e tyre e nisën pikërisht përmes kësaj ure që ne kemi ndërtuar.
Në fund të ditës, suksesi i vërtetë nuk matet me ato që kemi arritur vetë, por me standardet që u lëmë trashëgimi atyre që vijnë pas nesh. Erion Kosovrasti nuk po ndërton thjesht një biznes, ai po ndërton një urë ku kalojnë liderët e së nesërmes. Nëse edukimi është pasaporta për të ardhmen, me Boarding Bridge, kjo pasaportë mban vulën e padiskutueshme të ekselencës zvicerane.
Shfletoni Katalogun: https://heyzine.com/flip-book/c2f9491330.html
Kontaktoni me Boarding Bridge:
WhatsApp: +41 76 464 5561
Tel: +41 22 355 04 20
Web: www.boardingbridge.eu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto