Pse faktet nuk e ndryshojnë mendjen tonë? - Business Magazine Albania

Pse faktet nuk e ndryshojnë mendjen tonë?

Pse faktet nuk e ndryshojnë mendjen tonë?
Njerëzit nuk bazohen gjithmonë te faktet për të krijuar bindje. Përveç kërkimit të së vërtetës, kemi nevojë për të qenë pjesë e një grupi, për t’u ndjerë të pranuar nga të tjerët.

Ndryshimi i bindjeve mund të na bëjë të humbasim lidhjet shoqërore, gjë që na pengon të pranojmë ide të reja.Siç thotë psikologu Steven Pinker: “Njerëzit shpesh besojnë ide që u sjellin miq dhe përkrahës, më shumë se ato që janë të sakta.”Ndonjëherë, i pranojmë bindjet sepse na bëjnë të dukemi mirë përpara të tjerëve.

Miqësia ndryshon mendjet, jo faktet

Të ndryshosh mendimin e dikujt është si t’i japësh një vend në grupin tënd. Nëse dikush heq dorë nga besimet e tij pa një mbështetje të re, rrezikon të humbasë komunitetin e tij. Pra, njerëzit ndryshojnë mendje vetëm kur ndihen të pranuar dhe të përfshirë në një rreth të ri.Alain de Botton sugjeron që një mënyrë e thjeshtë për të afruar njerëzit është të ndani një vakt. Një bashkëbisedim në tavolinë e bën më të vështirë urrejtjen dhe paragjykimet. Afërsia sjell mirëkuptim. Siç tha Abraham Lincoln: “Nuk më pëlqen ai njeri. Duhet ta njoh më mirë.”

Lexo edhe:Për një mendje më krijuese ndiq këto 5 hapa

Si ndryshojnë mendimet

Më shumë gjasa për të ndryshuar mendimin tënd ka dikush që pajtohet me ty në shumicën e temave. Nëse jeni afër në bindje, është më e lehtë të pranoni një ndryshim të vogël. Por, nëse idetë janë shumë të largëta nga ato që ke tani, ka më shumë gjasa t’i refuzosh.Debatet shpesh krijojnë tension, ndërsa librat dhe bisedat e qeta u japin njerëzve hapësirë për të reflektuar pa u ndjerë të kërcënuar. Idetë e gabuara mbijetojnë sepse vazhdojmë t’i përmendim, madje edhe kur i kritikojmë. Sa më shumë të flasim për një ide, aq më e gjallë mbetet ajo. Pra, mos e ushqe idenë e keqe – lëri të harrohet. Përqendrohu në përhapjen e ideve të mira.
Siç thotë Haruki Murakami: “Kur fiton një debat, shkatërron realitetin e tjetrit. Është e dhimbshme të humbasësh realitetin tënd, ndaj ji i sjellshëm, edhe kur ke të drejtë.”Në vend që të përpiqesh të fitosh, përpiqu të lidheni me të tjerët. Ndaj një vakt, bisedo dhe jep hapësirë për ndryshim.

Bëhu i sjellshëm fillimisht – të pasurit të drejtë mund të presë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0