Pse emocionet “shesin”?! - Si inteligjenca emocionale po revolucionon industrinë e reklamave - Business Magazine Albania

Pse emocionet “shesin”?! – Si inteligjenca emocionale po revolucionon industrinë e reklamave

Pse emocionet “shesin”?! - Si inteligjenca emocionale po revolucionon industrinë e reklamave

Sheila Rexho, kontributore

Jam thuajse e sigurt, se secili nga ne minimalisht njëherë në jetë është emocionuar në fund të një reklame.  E mund të ketë qenë spot reklamues produkti ose spot senisbilizues i një fushate të caktuar marke. Në industrinë dinamike dhe tejet konkurruese të reklamave, tërheqja e vëmendjes është thelbësore. Në këtë botë ku çdo sekondë lindin dhe shuhen mesazhe, ka një element që vazhdon të rrisë ndikimin e saj: inteligjenca emocionale.  Nuk është thjesht një koncept psikologjik; është një mjet strategjik për të “kapur”, mbajtur dhe frymëzuar çdo kënd. 

Po pse emocionet janë aq të rëndësishme në botën e reklamave moderne? 

Inteligjenca emocionale, e shkurtuar si IE, i referohet aftësisë për të njohur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet tona, si dhe emocionet e të tjerëve. 

Pse është i rëndësishëm kontenti Inteligjent & emocional në reklama?

Emocionet ia dalin të na prekin, ato nuk diktojnë vetëm perceptimin tonë momental por edhe sjelljen, gjykimin dhe vendimmarrjen tonë.  Historitë dhe narrativat kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të servirur emocione dhe për të përcjellë mesazhe me ndikim të madh tek audiencat.  Me përdorimin e historive personale , të cilat përforcojnë vlerat dhe identitetin e markës, një reklamë mund të shndërrohet në gjithëpërfshirëse dhe të një peshe të madhe.. IE është një faktor kyç për krijimin e përmbajtjes, e cila e bën publikun të gjejë veten. Reklamat që janë të afta për ”të kapur” emocionet njerëzore kanë më shumë gjasa të mbahen mend gjatë dhe të impaktojnë gjerësisht.  Për shembull, duke prekur emocione si gëzimi, surpriza, nostalgjia, melankolia apo trishtimi, markat mund të krijojnë lidhje tejet të forta dhe njëkohësisht të qëndrueshme me publikun e tyre. Përveç kësaj, markat që arrijnë mirëfilltazi të përçojnë inteligjencën emocionale perceptohen si më autentike dhe rrjedhimisht edhe më të besueshme, ndaj priren të gëzojnë edhe një reputacion të mire në terma afatgjata.  Kur konsumatorët ndihen të kuptuar dhe të vlerësuar, ata janë më të prirur për t’i qëndruar besnikë besnikë markës. 

Lexo edhe:Keiretsu Forum South East Europe (KFSEE) Pitch Day: ” Një fitore jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”

Shembuj të inteligjencës emocionale në reklama

Fushata “Real Beauty” e Dove përqendrohet tek bukuria pa filtra e femrave, duke promovuar kështu vetëvlerësimin dhe body positivity. Kjo qasje rezonon thellë me audiencat në mbarë botën duke festuar kështu origjinalitetin dhe diversitetin e çdo trupi femëror. Dove vijon me një fushatë tjetër, atë te “Kostos së bukurisë”. Narrativa është prekëse, e vërtetë, është  tatëpjeta e rrugëtimit drejt anoreksisë dhe bulemisë së një vogëlusheje,Mary,  Dove është ndër shembujt tipikë të fuqishëm të përdorimit të reklamave për të adresuar çështje të rëndësishme shoqërore, për të promovuar vlera pozitive dhe për të nxitur diskutime të rëndësishme rreth çështjeve të trupit dhe imazhit të vetvetes. Kjo fushatë pati një impakt jashtëzakonisht të madh emocional dhe shoqëror për shkak të disa arsyeve kyçe si: sensibilizimi për të kuptuar problemet shëndetësore, përforcimi i vetëvlerësimit dhe vetëpranimit, si dhe mbështetja dhe solidariteti njerëzor. 

Fushata “Share a Coke” e Coca-Cola ishte e rëndësishme pasi krijoi një ndjenjë lidhjeje personale dhe nostalgjie duke personalizuar shishet me emra.  Fushatë kjo,e cila inkurajoi njerëzit të ndajnë momentet e tyre  të lumturisë me të tjerët. Fushata “Teddy Bear” nga Duracell  me personazh vajzën dhe arushin e saj shpreh fuqinë e lidhjes emocionale në simbolike të thjeshtë, por të fuqishme. Historia e të voglës që pret kthimin e të atit nga sherbimi ushtarak, me arushin që funksionon me bateri Duracell, kultivon ndjenjën e empatisë dhe lidhjes ndërmjet personazheve dhe shikuesve.  Ky spot thekson rëndësinë e emocioneve në marrëdhënien mes markës dhe konsumatorit, duke e bërë atë një shembull të përsosur të përdorimit të inteligjencës emocionale për të ndikuar në vendimarrjen blerëse dhe krijimin e një lidhje të qëndrueshme me audiencën.

Fushata e Procter and Gamble “ Thank you, Mum”  e lançuar për Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe që kremton rolin e nënave është një shembull i shkëlqyer i përdorimit të emocioneve për të krijuar një ndikim të fuqishëm tek audienca, ndërkombëtarisht..  TVC-ja ka arritur të prekë shpirtin e miliona shikuesve duke përdorur figurën e dhembshur të nënave dhe përkushtimin e tyre ndaj fëmijëve që aspirojnë e stërviten fort për të qënë sportistë olimpikë.  Përmbledhtazi, inteligjenca emocionale është thelbësore për marketingun dhe industrinë e advertising pasi mund të shfrytëzohet dhe të përfshijë emocionet njerëzore zgjuarsisht dhe ndjeshmërisht.  Ky qëndrim jo vetëm që rrit impaktin dhe efektivitetin e reklamave, por gjithashtu krijon një përvojë më të thellë dhe më të rëndësishme për audiencën.

Cila reklamë ju ka impaktuar më së shumti dhe pse?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0