Pse duhet të shqetësohemi për shkrirjen e pazakontë të akullit?

Pse duhet të shqetësohemi për shkrirjen e pazakontë të akullit?


Mbi 40% e Greenland përjetoi një shkrirje të madhe, duke humbur më shumë se 2 km³ akull në vetëm një ditë.

Ndërkohë që Greenland është ishulli më i madh i mbuluar me akull, është shumë e pazakontë që kjo sasi akulli të shkrijë në mes të qershorit. Sezoni mesatar i shkrirjes ndodh nga qershori në gusht, me prurjen më të madhe në korrik.

Kjo shkrirje mund të konsiderohet e pazakontë, por jo e papreçedentë, sipas Tomas Mote një shkenctar në Universitetin e Gjeorgjisë i cili merret me studimin e klimës së Greenland.

Kjo shkrirje herët në verë mund të jetë një shenjë e keqe, që tregon se 2019 shënoi rekord në humbjen e një sasie të madhe akulli në Greenland.

Bora dhe akulli, të cilat janë të bardha dhe reflektojnë rrezet e diellit në hapësirë, reduktojnë sasinë e nxehtësisë që përthithet dhe ndihmon për të mbajtur shtresat e akullit të ftohta, një proces ky i njohur si “albedo”.

Mote thotë “të gjitha shenjat tregojnë një sezon me shkrirje të shumta” dhe ai nuk është i vetmi shkencëtar që e pohon këtë.

Çfarë po e shkakton këtë shkrirje të papritur?

Një strukturë e vazhdueshme e motit ka ndikuar drejtëpërdrejtë në shkrirje, sipas Mote.

Periudhat e shkrirjes nuk janë të papreçedente; Mote ka dalluar dhe periudha të mëparshme në vitin 2012, 2010 dhe 2007, periudha këto me shkrirje shumë të madhe. Por vetëm sot ai vendosi t’i bëj publike.

Nëse këto shkrirje ekstreme po bëhen “normalja e re”, mund të ketë ndikim të thellë në të gjithë globin, sidomos në rritje e nivelit të deteve.

“Greenland është bërë një kontributor në rritjen e nivelit të deteve në këto dy dekadat e fundit,” tha Mote, “dhe shkrirja e pakësimi i sipërfaqes zë një pjesë të madhe”.

Presioni i lartë tërheq nxehtësinë, nga qendra e Atlantikut në pjesë të tjera të Greenland, e cila sjell temperatura më të larta mbi akullin. Presioni në lartësi gjithashtu parandalon formimin e reshjeve dhe çon në qiej të pastër dhe me diell.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0