Edhe pse i vogël- siç ka dhe emrin- lil Solid ka patur një performancë mjaft solide në tregun Korean.
Këtë muaj, dy vite pas prezantimit për herë të parë të produkteve me ngrohje në tregun shqiptar, lil Solid u prezantua edhe tek ne nga IQOS, duke ndjekur shpërndarjen e këtij produkti me ngrohje në Azinë Qëndrore dhe në disa vende të Europës, Shqipëria duke qenë ndër të parët.
Njësoj si produkti kryesor me ngrohje që gjendet tanimë në treg, IQOS, edhe lil Solid funksionon duke ngrohur, pa djegie, pra nuk çliron kimikatet e dëmshme që çlirohen bashkë me tymin në cigaret tradicionale. lil Solid 2.0 është mjaft i vogël, 99 gr.- dhe e ngroh fijen e duhanit përmes një gjilpëre. Ai vjen gjithashtu si një alternativë më pak e kushtueshme.
Por, përse një produkt i ri me ngrohje në tregun shqiptar është një shenjë e mirë?
Siç edhe u argumentua tek Forumi Global i Nikotinës (GFN) në qershor, është shumë e rëndësishme që alternativat me ngrohje të jenë sa më të aksesueshme, për të gjithë të rriturit që nuk po munden ta lënë përfundimisht cigaren në mënyra të tjera.
“Konsumatorët në të gjithë botën po bëhen të vetëdijshëm për mundësitë që ofrojnë produktet më të sigurta të nikotinës dhe risitë në treg, besoj, do të çojnë në largimin përfundimtar të cigareve me djegie”, u shpreh Gerry Stimson, profesor në Imperial College London dhe themelues i GFN. “Çështja është se si të përshpejtohet procesi, në mënyrë që reduktimi i dëmit të cigareve të arrijë të gjithë njerëzit që pinë cigare, kudo, sa më shpejt të jetë e mundur.”
Të paturit të mundësisë së zgjedhjes mes alternativave pa tym është padyshim një mënyrë e mirë që ky proces të përshpejtohet.
Lil Solid 2.0, i prezantuar nga IQOS, është një alternativë më shumë për të gjithë ata të rritur të cilët pinë cigare, por nuk arrijnë të lënë përmes metodave tradicionale, ose për ata të cilët kanë zgjedhur të mos e lënë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.