Pse Amazon po bëhet më fizik - Business Magazine Albania

Pse Amazon po bëhet më fizik

~3 minuta lexim

Plani i Amazon për të hapur dyqanet e veta fizike mund të mos jetë aq i çmendur sa tingëllon.

Wall Street Journal raporton se tregtia elektronike titan planifikon të hap disa dyqane të mëdha fizike  që do të mbajnë veshje, sende shtëpiake, elektronike dhe produkte të tjera. Dyqanet do të jenë më të vogla se dyqanet tipike në rreth 30,000 metra katrorë, por shumë më të madha se përpjekjet e mëparshme të kompanisë në pikat e saj të shitjes me pakicë që në mënyrë tipike kanë qenë midis 450 dhe 2,300 metrave katrorë.

Dyqanet e tjera Amazon të specializuar në libra dhe pajisje kuzhine kanë një mesatare prej rreth 4,000 katrorësh. Megjithatë, dyqanet fizike përbëjnë vetëm 4% të të ardhurave vjetore të Amazon. Operatorët e dyqaneve sipas shitjeve vjetore – Kohl’s, Nordstrom, Dillards dhe Macy’s kanë parë të ardhurat e tyre të bien mesatarisht me 6% në vit gjatë pesë viteve të fundit, sipas të dhënave nga “S &P”, një agjenci vlerësimi globale ndërsa të ardhurat e Amazon janë rritur mesatarisht me 29% në atë kohë.

Por ndërsa ajo po rrit listën e produkteve ekskluzive, e gjen veten në konkurrencë më të drejtpërdrejtë me markat e njohura prej kohësh për blerësit që gjenden lehtësisht në raftet e dyqaneve. Në një studim tregu, firma kërkimore Gartner në vitin 2019 zbuloi se moda përbënte 48% të 433 etiketave të markave të gjetura në Amazon.

LEXO: Amazon, lider në blerjen e energjisë së rinovueshme

Dyqane fizike për produkte të tilla mund të ndihmojnë në rritjen e dukshmërisë dhe përmirësimin e shitjeve, si në internet ashtu edhe jashtë tij. Amazon e vërtetoi këtë me Kindle, platforma e personalizuar e leximit online, e prezantuar në fund të vitit 2007. Produkti u bë shumë i famshëm dhe nxiti në prodhimin e një sërë produktesh konkurrentë që mund të gjendeshin lehtësisht në dyqane.

Amazon më pas arriti një marrëveshje me Target në 2010 për të mbajtur pajisjen, ku tha që për herë të parë Kindle mund të blihet në një dyqan të vërtetë. Por Walmart dhe Target ndaluan shitjen e Kindles në 2012 nga pakënaqësia me shërbimin.

Krijimi i ekspozitave të saj nuk do të jetë i lirë, por produktet me etiketë private në përgjithësi kanë epërsi në marzhet e fitimit duke i bërë shitësit me pakicë që të mund kompensojnë një pjesë të rëndësishme.

Amazon gjithashtu duket se ka ndezur nevojën për të rikthyer modën e vjetër të quajtur “trafiku i këmbëve” ku klientët që futen në dyqanet e veçanta me pakicë, monitorohen dhe numërohen nga shitësit.

Wall Street Journal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Bëje me pasion ose mos e bëj fare.”
— Rosa Nouchette Carey
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0