Provat nga gjaku i personave të prekur nga Covid-i i përshkallëzuar mund të jenë hapi i parë drejt trajtimeve të mëtejshme - Business Magazine Albania

Provat nga gjaku i personave të prekur nga Covid-i i përshkallëzuar mund të jenë hapi i parë drejt trajtimeve të mëtejshme

Covid

Njerëzit me Covid të përshkallëzuar kanë prova të vazhdimit të inflamacionit në gjakun e tyre, gjë që mund të ndihmojë në kuptimin e gjendjes dhe se si mund të trajtohet, sipas një studimi të realizuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky studim ka zbuluar se prania e disa proteinave rrit rrezikun e simptomave specifike, të tilla si lodhja, te njerëzit e sëmurë aq sa të kenë nevojë për trajtim spitalor. Ndërkohë që është e paqartë nëse rastet më të lehta të Covid kanë të njëjtin efekt në trup.

Covid-i i përshkallëzuar, simptomat e të cilit zgjasin të paktën 12 javë pas një infeksioni Covid, mendohet se kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën. Disa nga simptomat më të zakonshme kanë qenë: lodhje ekstreme, ndjenja e mungesës së frymës, probleme me kujtesën dhe përqendrimin. Ndërkohë të tjerat mund të përfshinin: probleme me gjumin, humbje e nuhatjes, ankth.

Shanset për të zhvilluar simptoma afatgjata nuk duken të lidhura me atë se sa të sëmurë ishin njerëzit kur u infektuan për herë të parë, pasi shumë njerëz që kishin simptoma të lehta thonë se janë prekur prej tyre gjithashtu.

Studimi më i madh për Covid në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga Imperial College London, ndoqi 650 pacientë spitalorë me Covid të rëndë. Gjashtë muaj më vonë, 426 thanë se kishin ende të paktën një simptomë të mbartur Covid ndërsa 233 ishin shëruar plotësisht.

Dhe ata me Covid të përshkallëzuar treguan prova të një modeli të vazhdueshëm dhe aktiv të proteinave inflamatore në gjakun e tyre. Studiuesit thonë se prania e këtyre kimikateve në gjak, të cilat zakonisht janë një shenjë e trupit që lufton kundër infeksionit, është e pazakontë kur infeksioni fillestar ka ndodhur shumë kohë më parë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se disa proteina në gjakun e atyre me Covid të përshkallëzuar mund të lidhen me simptomat e tyre specifike.

Për shembull, ata me simptoma gastrointestinale kishin nivele të rritura të një markeri të quajtur SCG3, i lidhur më parë me komunikimin e dëmtuar midis zorrëve dhe trurit.

Kjo mund të ndihmojë në ndarjen e pacientëve në nëngrupe të ndryshme dhe të jetë e dobishme për hartimin e provave klinike, veçanërisht për trajtimet që synojnë përgjigjet imune dhe inflamacionin, sipas studiuesve.

Studiuesi klinik i Kolegjit të Londrës, Dr Felicity Liew është shprehur: “Gjetjet sugjerojnë se inflamacioni mund të jetë një tipar i zakonshëm i Covid-it pas shtrimit në spital, pavarësisht nga lloji i simptomave”.

Kjo mund t’i hapë derën ilaçeve ekzistuese që po provohen kundër Covid-it të përshkallëzuar, siç janë ato për artritin reumatoid, një gjendje auto-imune që shkakton inflamacion të nyjeve.

Drejtuesi i hulumtimit, Prof Peter Openshaw, ndër të tjera është shprehur: “Kjo punë ofron prova të forta se Covid-i i gjatë është shkaktuar nga inflamacioni post-viral, por tregon shtresa kompleksiteti. Shpresojmë që puna jonë të hapë rrugën për zhvillimin e testeve dhe trajtimeve specifike për llojet e ndryshme të Covid-it të përshkallëzuar dhe besojmë se një qasje, ose një madhësi që i përshtatet të gjithëve ndaj trajtimit mund të mos funksionojë.”

Studiuesit do të vazhdojnë të kërkojnë për shenjat e inflamacionit ndërsa simptomat përmirësohen dhe zhduken, siç bëjnë për shumicën e njerëzve me Covid të përshkallëzuar. Studiuesit shpresojnë se studimi do të çojë gjithashtu në identifikimin e trajtimeve të reja për simptomat afatgjata të sëmundjeve të tjera që u zbuluan se prekin njerëzit në të njëjtën mënyrë.

Profesorja e nderit e Universitetit të Edinburgut të imunologjisë dhe sëmundjeve infektive, Prof Eleanor Riley, ka thënë se të dhënat duhet të sjellin një seri provash klinike për trajtimin e Covid-it duke përdorur disa ilaçe të licencuara që synojnë inflamacionin. Ajo gjithashtu u shpreh se gjetjet e studimit hapën rrugë të reja për hetimin e encefalomielitit mialgjik, ose sindromës së lodhjes kronike, (ME/CFS), sepse shumë nga simptomat duken të mbivendosen.

bbc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0