Protesta e studentëve, Kryeministrit i përgjigjet një prej profesorëve - Business Magazine Albania

Protesta e studentëve, Kryeministrit i përgjigjet një prej profesorëve


Shkruar nga Drita Rira, Lektore Fakulteti i Gjuheve të Huaja, UT

Po, Zoti Kryeministër, jemi të shqetësuar. Jemi shumë të shqetësuar. Si pedagogë, jemi edhe studentë të përjetshëm. Ju e dini!

Kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vend e nuk do të lejojmë vemjet partiake dhe shpifjet të na përzënë.

Kemi punuar me përkushtim në profesionin tonë pa u përlyer aspak në korrupsionet, përbaltjet, akuzat, insinuatat, për të cilat flitet.

Kemi marrë zero lekë për kërkimin shkencor nga shteti shqiptar, Zoti Kryeministër!

Kemi blerë libra me lekët tona për të mos qënë larg kolegëve tanë jashtë e për të qënë të denjë para studentëve e për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji për kërkimin shkencor!

Kemi bërë mësim orar pa orar, me temperatura shumë të ulta e shumë të larta. Jemi paguar thuajse sa një punonjës i zakonshëm i këtij shteti.

Ne bëjmë mësim me turne, Zoti Kryeministër, në klasa të tejmbushura me studentë sepse kështu e kërkon udhëzimi… në kushte aspak komode…. sepse ende nuk ka ardhur dimri.

Jemi përpjekur të lidhemi me botën jashtë e shumica e përpjekjeve kanë dështuar, ca nga rehatllëku, ca nga mosdashja, ca nga injoranca.

Nuk kemi parë një laborator të hajrit, as biblioteka serioze, vetëm kampuse virtuale, show e më tej obskurantizëm…

Se ku kanë shkuar paratë, atë hetojeni ju dhe strukturat tuaja, i dashur Kryeministër!

Lexo: Student, nuk e ke idenë çfarë ke bërë!

Ne kemi qenë aty, jemi aty, duam të jemi aty.

Ne nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga buxheti përveçse për të marrë rrogën mujore dhe atë gjithmonë me vonesë.

Si shpërblim, kemi bërë aq sa kemi mundur në këtë katrahurë që kemi lejuar vetë të parët, që nuk e keni kontrolluar ju e për të cilën protestojnë sot studentët!

Sot jam studente!
Protestoj edhe unë.
Sot dhe nesër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0