Protesta e fermerëve/ Shoqatat ekonomike të Kosovës dënojnë gjuhën e deputetit ndaj biznesmenit - Business Magazine Albania

Protesta e fermerëve/ Shoqatat ekonomike të Kosovës dënojnë gjuhën e deputetit ndaj biznesmenit

Një përplasje ka përfshirë një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe Shoqatat e Tregtisë dhe Prodhimit në Kosovë.

Erjon Bracce, ish-zv.kryeministër i Shqipërisë dhe deputet i zonës së Lushnjës në Kuvendin e Shqipërisë, pas protestës së parë të fermerëve në zonën e Myzeqesë që kundërshtonin paketën fiskale të qeverisë ka lëshaur disa akuza kundrejt kompanive grumbulluese që funksionojnë në zonë.

Sipas deputeti Brace kompania “Doni Fruits”, një nga grumbulluesit më të mëdhenj në zonë, e themeluar nga Ejup Ahmeti biznesmen nga Kosova, se vepron me standarte të dyfishta të treg, ndërsa vonon edhe paratë për fermerët dhe shpeshherë nuk i paguan mallin që i merr.

Ahmeti bëri një thirrje publike për fermerët në mbështetje të protestës, ndërsa kjo nxiti reagimin e Braces.

Këto deklarata kanë nxitur menjëherë reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës. Berat Rukiqi, Kryetari i Odës, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të ndërmarrë veprime ndaj deputetit Erion Braçe, pasi sipas tij Braçe po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë Doni Fruits. Rukiqi vlerëson kompaninë për suksesin e shënuar  në Kosovë e më gjerë.

Ndërsa, një tjetër shoqatë Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka reaguar duke thënë se gjuha e përdorur nga deputeti Bracce vështirëson edhe më shumë klimën e të bërit biznes në Shqipëri:

“Prodhuesit dhe tregtarët nga Kosova ka kohë që hasin në probleme të shumta gjatë operimit të tyre në tregun e Shqipërisë, problemet këto të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët, por edhe ndikojnë në klimën e investimeve kosovare në Shqipëri. E sa i përket kushteve e të bërit biznes, ndërmarrësit dhe prodhuesit nga Kosova ankohen për mos mbrojtje nga shteti shqiptar, Ambienti i të bërit biznes për ta vështirësohet kur hasin në probleme të ndryshme në mosrespektimin e kontratës, mospagesës së mallrave dhe shërbimeve, shkatërrimin e pronës dhe shumë e shumë probleme tjera. Shto këtu tanimë edhe gjuhën linçuese dhe fyerjet nga përfaqësues të Parlamentit shqiptar”, thuhet në reagim.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0