"Pronar.al" - Startup-i shqiptar që po sfidon mënyrën tradicionale të shitjes së pronave - Business Magazine Albania

“Pronar.al” – Startup-i shqiptar që po sfidon mënyrën tradicionale të shitjes së pronave

"Pronar.al: Startup-i shqiptar që po sfidon mënyrën tradicionale të shitjes së pronave

Nga Eni Muça

Nga një telefonatë urgjente për të shitur apartamentin e vëllait, drejt ndërtimit të një platforme që po ndryshon mënyrën si blejmë dhe shesim prona – njihuni me Gentjan Muçën dhe vizionin pas Pronar.al.

Kur vëllai i Gentjanit mori rrugën drejt Amerikës, i la pas një “detyrë të vogël”: të shiste apartamentin e tij në Tiranë. Ajo që dukej si një proces rutinë, shumë shpejt u kthye në një sfidë të lodhshme. Gentjani e gjeti veten duke bërë dhjetëra rrugë boshe, duke pritur të interesuar që nuk paraqiteshin kurrë, dhe mbi të gjitha, duke u përballur me një sistem që të jepte më shumë stres sesa zgjidhje. “Askush nuk të thoshte qartë çfarë duhet të bëje, as sa vlejti prona realisht, e as cilët ishin hapat që duhej të ndiqje. Ishte një labirint i vërtetë,” tregon ai. Por si çdo sfidë që vjen me potencial të madh, edhe kjo përvojë personale u kthye në frymën e parë të Pronar.al, një startup që sot po bën zhurmë të madhe në tregun shqiptar – dhe që po përgatitet për të kapërcyer kufijtë.

Çfarë është saktësisht Pronar.al?

Një platformë e thjeshtë, vizuale dhe tepër efikase, ku prona nuk është thjesht një listë – por një eksperiencë. Falë përdorimit të teknologjisë si virtual tours dhe komunikimit të drejtpërdrejtë, Pronar.al po e transformon procesin e shitjes dhe blerjes në një eksperiencë moderne dhe transparente. Dhe mbi të gjitha: duke kursyer kohë, energji dhe para. Por rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë.

Lexo edhe:Hendeku mes auditoreve dhe tregut të punës – A po përgatiten studentët për realitetin profesional?

Të bindësh një treg skeptik

“Sfida më e madhe ka qenë edukimi i tregut,” thotë Gentjani. “Ishte një ide e re, një mënyrë ndryshe për t’i bërë gjërat. Dhe ndonjëherë, risia nuk mirëpritet menjëherë.”
Por rezultati flet vetë: një komunitet aktiv në rrjetet sociale, reagime pozitive nga përdoruesit, dhe një vëmendje gjithnjë në rritje nga qytete si Prishtina, Shkupi dhe Tetova.

“Kur njerëzit na shkruajnë dhe thonë: ‘Kjo ishte pikërisht ajo që na duhej’, ne ndjejmë se kemi bërë diçka me kuptim,” shton ai me buzëqeshje.

Rrugëtimi me Growpreneur dhe vizioni për të ardhmen

Së fundmi, Pronar.al është përzgjedhur si një nga startupet fituese të Growpreneur, një program që synon të mbështesë idetë me potencial të madh në rajon. Për Gentjanin, kjo është më shumë se një çmim – është një mundësi për të ndërtuar ura me investitorë strategjikë dhe për të çuar platformën në një nivel tjetër. “Po punojmë për të prezantuar zgjidhjen tonë edhe në tregjet fqinje. Që nga Kosova e deri në Maqedoninë e Veriut, kërkesa për një platformë të tillë është reale,” shpjegon ai.

Aktualisht, Pronar.al operon pa partneritete strategjike, por Gentjani nuk e sheh këtë si mungesë – përkundrazi, si një hapësirë për rritje. “Jemi të hapur për bashkëpunime që sjellin vlerë reale. Nuk bëhet fjalë për numra, por për vizion të përbashkët.”

Si do të kujtohet Pronar.al?

Në fund, pyetja që e ngre çdo themelues startupi është: çfarë trashëgimie dua të lë pas? Për Gentjanin, përgjigjja është e qartë:
“Dua që Pronar.al të kujtohet si platforma që thjeshtoi një nga proceset më stresuese në jetën e njerëzve. Si zëri i parë që solli inovacion në një treg të fjetur. Dhe si dëshmia se edhe në Shqipëri, mund të bësh ndryshimin.”

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0