Samsung

Promocioni për linjën e televizorëve Samsung sjell përfitime premium

Promocion

Samsung po prezanton një dimension të ri në fushën e televizorëve Neo QLED 98”, me veçori dhe inovacione të përmirësuara premium që mundësojnë përvoja të pakrahasueshme shikimi. Televizorët Samsung tashmë po vendosin një standard të ri për ekranet e nivelit të lartë dhe ky është momenti që ju të përfitoni nga promocioni, i cili pëfshin dhuratat si më poshtë:

  • Për çdo blerje të televizorëve Samsung të serisë Q80C, ju merrni dhuratë modelin e monitorëve 49” Odyssey G95T
  • Për çdo blerje të televizorëve Samsung të serisë QN90A, ju merrni dhuratë modelin e monitorëve 49” Odyssey G95A
  • Për çdo blerje të televizorëve Samsung të serisë Q80C, ju merrni dhuratë modelin e monitorëve 49” Odyssey G95A dhe një smartphone Galaxy S22.

Lexo edhe: Galaxy Buds2 Pro sjell “Ambient Sound” për njerëzit me vështirësi në dëgjim

Ndjeni fuqinë e imazheve 4K

Televizori Samsung Neo QLED 98” krenohet për ekranin madhështor dhe elegant në të njëjtën kohë. Teknologjia e avancuar ofron përvoja cilësore shikimi për konsumatorët në një hapësirë prej 248 cm. Gjithashtu, ai vjen i pajisur me modalitetin Eye Comfort, i cili nëpërmjet rregullimit automatik të ndriçimit të ngjyrave në ekran, ju mundëson eksperienca fantastike të  figurës. Kjo linjë vjen me teknologjinë inovative, e cila mundëson të zeza të thella të pakrahasueshme, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga Quantum Dot, për të ofruar detaje të pakrahasueshme.

Samsung Neo QLED 98” përshtatet në të gjitha ambientet e brendshme, falë modelit të tij minimalist dhe profilit të hollë të pajisjes. Për eksperienca premium  të dhuruara në një ekran prej 98”.

Për më tepër, Samsung Neo QLED 98” ka marrë gjithashtu një sërë përmirësimesh, për sa i përket serisë së televizorëve Samsung. Kjo përfshin Neural Quantum Processor 4K, i cili përdor inteligjencën artificiale të avancuar për të përmirësuar imazhet me cilësi të ulët dhe për të nxjerrë detaje të jashtëzakonshme.

Tinguj dinamik

Një komponent kyç për ofrimin e argëtimit kinematografik në shtëpi është tingulli i pasur dhe zhytës që plotëson një pamje të gjallë, të cilën Samsung e ofron plotësisht përmes linjës së tij të televizorëve të vitit 2023.

Falë teknologjisë së altoparlantët Dolby Atmos, ju vendoseni në qënder të veprimit ndërsa qëndroni përpara ekranit, pasi tingujt ndjekin veprimin që shfaqet në ekran.

Gjithashtu, një tjetër veçori është Q-Symphony, modaliteti më i ri, i cili vesh hapsirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit në harmoni të përsosur.

Përfitoni nga një mundësi unike për të marrë dhuratë një nga monitorët Odyssey Gaming, nëse blini televizorët QLED ose Neo QLED 4K, duke përfituar deri në 60,000 Lekë zbritje, plus shërbimin e transportit  dhe montimin falas. Gjithashtu ky promocion zgjat nga data 22.06. deri më 16.06 ose aq sa  të zgjasin furnizimet e dhuratës ose pajisjeve të përfshira në këtë promocion.

Samsung

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0