Ata janë ndërtuar në Nagothane, një qytet i vogël indian rreth 115 km jashtë Mumbait. I pari do të hapet muajin e ardhshëm, ndërsa tre të tjerët në katër muajt në vazhdim. Secila ndërtesë ka 60 apartamente.
Ato kanë krevatin, hapësirën e dollapit, lavamanin, një TV, Wi-Fi falas dhe kuzhinën me të gjitha mjetet e nevojshme.
“Chototel” u krijua me qëllim për të siguruar një strehim cilësor dhe dinjitoz për ata të cilët nuk mund ta kenë një të tillë.
Formuar nga fjalët “chotu” (që do të thotë të vogla si në japonisht dhe hindu) dhe “hotel”, Chototel do të sigurojë strehim të pastër, të sigurt dhe të përballueshëme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
